Aktuale
“Haberdashery” propozon reflektues për ndërtesat pa ndriçim natyrorë

Studio e dizajnit me bazë në Londër “Haberdashery” ka dalë me një koncept për të sjellë dritë në qytetet e ndërtuara, ku drita natyrore bllokohet nga ndërtesat e larta.
Marka me qendër në Londër synon të përdorë reflektorët e mëdhenj Helio Ray për të përcjellë dritën e diellit nga horizonti dhe për ta sjellë atë poshtë tek ndërtesat, transmeton Ndërtimi.info.
I projektuar për t’u montuar në krye të një ndërtese të gjatë, koncepti i ndriçimit skulpturor përdor dy pasqyra në formë të disqeve të mëdha që grumbullojnë dhe reflektojnë rrezet e diellit.
I pari është një heliostat – një pajisje që automatikisht ndjek diellin grumbullon rreze e tij.
Reflektori i dytë përbëhet nga një sipërfaqe e zhveshur që mbështjellë dhe shtrembëron rrezet në mënyrë të kontrolluar nën nxehtësinë e vetë dritës së diellit.
Ky ndryshim i ngadaltë në sipërfaqen e reflektorit krijon një model që reflekton dritën në mënyrë të qetë dhe të ngadalshme, duke bërë që rrezet të bien vetëm në sipërfaqet e specifikuara të ndërtesës.
Studio tha se edhe pse konceptual, dizajni bazohet në “njohuri solide inxhinierike dhe në inovacion” dhe se pajisja do të jetë mjaft e madhe sa për t’u dukur nga të gjitha ndërtesat përreth.
“Drita e diellit ka një efekt të madh në fiziologjinë dhe mirëqenien tonë. Ndikon shëndetin tonë, siguron vitaminën D dhe ndriçon mjedisin, duke sjellë ngjyrën e vërtetë nga sipërfaqet e arkitektura. Ambicia jonë ishte të krijojmë një pikë fokale duke përdorur rrezet e diellit, për të ringjallur zonat që ishin bërë të zymta e të errëta”, shpjegoi regjisori krijues i “Haberdashery” Ben Rigby.
Helios Ray është një nga konceptet e ndriçimit të disa studiove të dizajnit të Londrës, të cilat janë të frymëzuara drejtpërdrejt nga dielli./Ndërtimi.info/
