Connect with us

Aktuale

Guroret e Urës Vajgujore nuk pyesin për urdhrin e Klosit, e gjithë zona në tym

Published

on

Edhe pse Ministria e Mjedisit në Shqipëri vendosi pezullimin lejeve për gurthyesit dhe se ata duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë akseve kombëtare dhe zonave të banuara, megjithkëtë firmat e gurthyesve në shkelje të këtij urdhri vijojnë të qetë punën, duke ua vështirësuar çdo ditë e më shumë jetesën banorëve të kësaj zone përmes ndotjes masive që shkaktohet.

Shqetësimin lidhur me ndotjen e shkaktuar nga guroret, e denoncoi një banori nga fshati Guri i Bardhë në Urën Vajgujore.

“Asnjë leje nuk është pezulluar. Vdiqëm nga tymi. Kemi frikë nga shpërthimet që realizohen. Nuk kemi siguri. Edhe vete kryeministri e ministri kanë qenë këtu. Ato punojnë në mënyrë të vazhdueshme. Çdo gjë ndodh kaq pranë banesave tona”, është shprehur banori.

“BOOM” kontaktoi në telefon me kryebashkiaken e Urës Vajgujore, Juliana Memaj, e cila pranon problematikën dhjetra vjeçare.

“Ky problem ka 26 vjet në Urën Vajgurore, në mos më shumë dhe banorët në mënyrë të herëpashershme, jo vetëm banorët por edhe kryetarët që mund të kenë qenë, e dinë këtë çështje, nuk është se nuk e kanë përcjellë, e kanë përcjellë. Ka pasur takime edhe me qeverinë. Ka qenë vetë kryeministri që i ka dëgjuar banorët. Ka edhe dëgjesa të tilla të kësaj natyre për këtë shqetësim. Ju i dini shumë mirë kompetencat që ka bashkia lidhur me këtë. Jemi përpjekur. Kemi bërë tonën.Ka patur edhe pezullime nga Ministri i Mjedisit, të aktiviteteve që ushtrohen aty. Kështu që nuk është se nuk janë dëgjuar banorët. Bashkia e Urës Vajgurore në sajë të kompetencave që ka, i ka ushtruar aq sa i lejon ligji, sepse nuk del dot jashtë kompetencave. Gjobat i vendos bashkia me anë të një vendimi të Këshillit bashkiak dhe janë gjoba minimaliste, 50 mijë lek të vjetra. I ka vendosur në mënyrë të herëpashershme”, tha Memaj.

Vetë Ministri Klosi e ka denoncuar herë pas herë problematikën me guroret.

“Pothuajse në të gjithë numrin e këtyre guroreve ka problematika. Problematikë shumë e madhe është afërsia me qytetet ose zonat historike. Nuk mundet të vazhdohet më që njerëzit të jenë nën presionin e tymit apo të guroreve”, ka potencuar Klosi.

KLSH ka kryer një studim në terren për ndotjen e ajrit në nëntor të 2017. Në një shkresë zyrtare thuhet se banorët janë të prekur nga një sërë sëmundjesh si pasojë e ndotjes së shkaktuar nga këto aktivitete.

Sakaq, thuhet se Inspektoriati i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave në Berat, nuk ka vendosur gjoba dhe nuk ka marrë masa për rehabilitimin e zonave ku realizohen këto aktivitete.

Shqetësimi i shprehur nga Minis”BOOM” iu drejtua dhe Inspektoriatit të Mjedisit Pyjeve  dhe Ujërave në Berat.

Kryeinspektori, Redin Kusta, thotë se në këtë zonë ushtrojnë aktivitetin e tyre 12 subjekte.

Kusta shprehet se institucioni që drejton është në fazën e shqyrtimit të ankesave të banorëve.

“ISHMPUT Berat e ka ndjekur me përparësi problematikën. Kemi marrë masa së bashku me Inspektoriatin Qendror për pezullimin e aktivitetit të këtyre firmave. Këto masa janë marrë gjatë muajit qershor të vitit 2018 dhe paralelisht me masat e pezullimit janë vënë edhe masa administrative gjobë ndaj këtyre subjekteve në lidhje me problematikat e konstatuara në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në këtë zonë ushtrojnë aktivitetin 12 subjekte. Ne paralelisht me këtë ndërhyrje që kemi bërë, kemi ndjekur edhe problematikat e banorëve, ku kemi bërë edhe ballafaqime të përbashkëta me institucione të pavarura që ushtrojnë aktivitetin. Janë marrë të gjitha ankesat dhe kërkesat e banorëve, ku janë ballafaquar edhe me administratorët e këtyre subjekteve. Ankesat janë në shqyrtim, hap pas hapi, deri në dhënien e zgjidhjes së tyre.”, tregon Kusta.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending