Connect with us

Trashëgimia

Guri i zbuluar në Rugovë të Pejës, 4000 vjet i vjetër

Published

on

Një gur i rrallë parahistorik, i zbuluar në Rugovë të Pejës nga veprimtari e humanisti, Besnik Lajqi, ka ngjallur interesimin edhe të arkeologëve dhe të historianëve të njohur shqiptarë.

Arkeologu e historiani i njohur Neritan Ceka, ka bërë “leximin” e këtij guri të rrallë. Ja mendimi i tij shkencor për zanafillën e këtij guri-histori:

“Shenja te tilla ne shkëmbinj, apo pllaka guri ndeshen ne dy epoka te ndryshme.

Se pari ne prehistori, ne epoken e bronzit, rreth 4000 vjet me pare. Nje periudhe te dyte e kemi ne mesjeten e hershme, rreth 1200 vjet me pare, kur shoqerohen me skena njerzore. Ne rastin tuaj duhet te jete nje objekt prehistorik, qe duhet dorezuar ne Muzeun e Prishtines. Pershend. Neritan Ceka”.

“Te nderuar miq ky eshte shkrimi qe me dergoj arkiologu i njohur shqiptar per gurin qe eshte gjetur ne fshatin Drelaj. Ky gur gjindet tek une!,” shkruan zbuluesi i këtij guri të rrallë, Besnik Lajqi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending