Connect with us

Aktuale

Gratë në Arkitekturë: 10 Arkitektet e suksesshme femra që duhet t’i njihni patjetër

Published

on

Për rreth një shekulli e gjysmë, gratë kanë dëshmuar pasionin dhe talentin e tyre për dizajnin dhe arkitekturën, një profesion ky që dominohet nga meshkujt.

Është një paradoks që madje edhe në shekullin 21 arkitektura di të jetë ende një rrugë sfiduese për gratë drejtë karrierës së tyre dhe pabarazia gjinore të vazhdojë të jetë faktor shqetësues.

Megjithatë, ka arkitekte femra që po sfidojnë çdo ditë “klubin e meshkujve”  e që kanë bërë një ndryshim të madh në arkitekturën të cilën sot e njohim, shkruan “Arch2O”, transmeton Ndërtimi.info.

Lista e përpiluar nga revista e njohur e arkitekturës “Arch2O”, padyshim se ka lënë jashtë edhe shumë gra tjera që kanë japur kontribut të madh në këtë fushë, por 10 arkitektet më me ndikim, të cilat patjetër duhet t’i njihni mund t’i gjeni më poshtë:

Lina Bo Bardi

Dona Lina dedikoi gjithë punën e saj në një mision: të eksplorojë mundësitë sociale të dizajnit dhe të promovojë një mënyrë të re të jetës kolektive. Ajo ishte në kërkim të koncepteve thelbësore të dizajnit dhe mbështetej në një fjalor të thjeshtë formal, por me një përdorim paralel ekspresiv të materialeve. Për të, arkitektura duhej të konsiderohej “jo si punë vetëm për ndërtim, por të përballet me situata të ndryshme“.
Në prill të vitit 1989, në moshën 74 vjeç, arkitektja u nderua me ekspozitën e parë të punës së saj, nga i njëjti universitet që i mohoi asaj të jepte mësim në të, para 30 vitesh: “Universiteti i Sao Paolo-s”.

Një nga ndërtesat e saj më emblematike është “SESC Pompeia”, e realizuar në vitin 1982, në Sao Paolo, Brazil. Është një fabrikë e konvertuar, me tri kulla të mëdha prej betoni, që paraqesin vendkalime ajrore dhe dritaret anësore, asimetrike në vend të dritareve normale.

Bo Bardi solli në jetë vizionin e saj për botën, atë që ajo e quajti një “eksperiment socialist”.

Maya Lin

Maya Lin është një arkitekte dhe artiste e njohur. Me afro 30 vite praktikë, ajo ka përfunduar një sërë projektesh duke përfshirë instalimet e artit në shkallë të gjerë, arkitekturën rezidenciale institucionale dhe përmendoret.
Puna e saj është e theksuar në natyrën dhe idealin e saj për të krijuar një vend për individët brenda peizazhit. Ajo kishte frymëzim për skulpturën dhe arkitekturën nga burime të ndryshme kulturore, duke përfshirë kopshtet japoneze, humnerat indiane dhe veprat e artistëve amerikanë të viteve ’60 dhe ’70.

Në moshën 21 vjeçare ajo u bë arkitektja më e re dhe gruaja e parë, që do të hartonte një memorial në “Qendrën Kombëtare”, në Vietnam. Memoriali i veteranëve të Vietnamit është një punim kompleks rrethuar nga një mur që shfaqë emrat e të gjithë ushtarëve amerikanë të humbur në konflikt. Dizajni i saj u konsiderua i diskutueshëm dhe fyes, “një shenjë e zezë”, siç e përshkroi një veteran i Vietnamit dhe pas shumë zvarritjeve u ndërtua në vitin 1982.

Odile Decq

Odile Decq është një arkitekte dhe akademike francez, e cila u shpërblye me çmimin “Jane Drew” në vitin 2016 për “një ndërtesë kreative, shkelëse të rregullave të ligjit për barazi”. Ajo është drejtoreshë e firmës franceze me bazë në Paris, “Studio Odile Decq”. Kjo firmë ka projekte nga galeritë e artit dhe muzetë për strehimin social dhe infrastrukturë. Arkitektja e njohur, bëri një hyrje radikale në skenën e arkitekturës, duke prezantuar një gjuhë të re të teknologjisë të përzier me ngjyrën e kuqe të ndezur, të cilën e përdorë në shumicën e ndërtesave të saj.

Projekti i saj “Phantom Restaurant” në Paris është më i njohuri. Me forma të kuqe dhe të bardha biomorfike projekti eksperimenton me sipërfaqe që përkulen dhe lëkunden.
Një qilim i kuq është i vendosur poshtë shkallëve kryesore në mënyrë dramatike, dhe vazhdon deri tek tavolinat, duke i japur vendit pamje edhe më mbresëlënëse.

Amale Andraos

Amale Andraos është Dekane e Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit, në Universitetin e Kolumbisë dhe bashkë-themeluese e praktikës arkitekturore dhe urbane, me bazë në New York, “WORKac”.
“WORKac” është e fokusuar në ri-imagjinimin e arkitekturës në kryqëzimin e zonave urbane, rurale dhe natyrore. Duke pranuar riintegrimin dhe bashkëpunimin me fusha të tjera, kjo kompani imagjinon skenare alternative për të ardhmen e qyteteve.

Në projektin “Smart School” [Shkolla e Mençur], WORKac shqyrton mundësinë e një komuniteti unik, dedikuar për një koncept të ri të arsimit duke ndërthurur peizazhin dhe programin. Parku gjeneron ushqim për komunitetin dhe riciklon mbetjet e saj. Ndërsa marrëdhëniet e fëmijëve me të mësuarit ndryshojnë, marrëdhëniet e tyre me peizazhin gjithashtu ndryshojnë. Projekti krijon një sërë përvojash të ndryshme, duke kombinuar arkitekturën dhe peizazhin, hapësirat publike dhe private duke u fokusuar në një strategji të qëndrueshme energjie.

Momoyo Kaijima


Momoyo Kaijima është bashkë-krijuese e njërës nga firmat më kryesore të arkitekturës, në Tokio të Japonisë, që quhet “Atelier Bow-Wow”. Firma është e mirënjohur për arkitekturën dhe hulumtimin e saj duke eksploruar kushtet urbane të arkitekturës. Me partnerin e saj me arkitektin Yoshiharu Tsukamoto, ata kanë eksperimentuar me teoritë e dizajnit që futin një fjalor të ri në studimet urbane dhe koncepte të reja për hapësirat publike, siç janë sjelljet arkitektonike dhe hapësirat mikro-publike. Projektet e tyre rradhiten nga shtëpitë në ndërtesat publike dhe komerciale dhe veprat e artit publik, në Japoni, si dhe në Evropë dhe SHBA.

“Split Machiya” është një shtëpi private e krijuar në Tokio për një çift dhe përbëhet nga dy struktura të pasqyruara të lidhura me një oborr qendror. Ato u influencuan nga estetika e Machiyas, një tip ndërtimi tradicional japonez nga periudha Edo dhe përdorën qasjen e tyre minimale për të krijuar një shtëpi plotësisht funksionale në një hapësirë shumë të kufizuar.

Sharon Davis

Themeluesja dhe drejtoresha e firmës së njohur “Sharon Davis Design”, Sharon Davis është një praktikuese që gjatë karrierës u ndërua me shumë çmime, puna e së cilës udhëhiqet nga besimi i saj në fuqinë transformuese të dizajnit. Vizioni i saj i arkitekturës janë ndërtesat që mund të ndryshojnë të ardhmen e komuniteteve.

Filozofia e saj mbi dizajnin shoqëror erdhi në jetë me “Qendrën e Mundësive për Gratë” në Ruandë. Qëllimi i saj ishte të krijohej një komunitet dhe qendër edukimi për të trajnuar dhe edukuar gratë lokale përmes bujqësisë.
Ideja kryesore ishte të përdoret forma e një fshati të Ruandës si parim organizues: një seri pavijonesh të grumbulluara për të krijuar siguri në komunitet për rreth 300 gra.
Projekti gjithashtu përfshin një fermë që ndihmon gratë të prodhojnë dhe të tregtojnë mallrat e tyre.

Neri Oxman

Neri Oxman është një dizajnere amerikano-izraelite, arkitekte, artiset dhe themeluese e grupit të “Mediated Matter” në Media Lab të MIT-is [Instituti i Teknologjisë në Massachusetts].
Puna e saj mishëron dizajnin mjedisor dhe vetitë që përcaktohen nga konteksti i tyre. Ajo krijoi frazën “ekologji materiale” për të përcaktuar punën e saj, duke aplikuar gjetjet nga biologjia dhe shkencat kompjuterike në arkitekturë, duke përdorur teknikat e printimit 3D dhe fabrikimet.


Në projektin e saj “Silk Pavillion”, ajo hulumton mënyrat e tejkalimit të kufizimeve ekzistuese të prodhimit në shkallë arkitekturore.

Shahira Fahmy


Fahmy është një arkitekte, puna e së cilës përpiqet të bëjë një balancë mes koncepteve të reja hapësinore dhe kontekstit ekzistues: kulturës, traditës, morfologjisë urbane. Arkitektja me bazë në Kajro po udhëheqë rrugën për arkitekturën egjiptiane duke demonstruar se dizajni arkitekturor mund dhe duhet të ngrejë sferën publike, në një qasje që kombinon analizën kontekstuale, eksperimentimin e gjallë dhe një etikë përgjegjësie sociale.


“Blloku 36” është një bllok i apartamenteve rezidenciale të frymëzuara nga modelet dhe format e ngastrave bujqësore të urbanizuara.

Amanda Levete


Amanda Levete është një arkitekte dhe fituese e cmimit “RIBA Stirling”, njëherish edhe themeluese e studios së arkitekturës “AL_A”.
Studio “AL_A” eksploron vazhdimisht aplikimin e materialeve dhe teknikave të reja në arkitekturë dhe dizajn dhe kërkojnë mënyra të reja për të krijuar ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv përtej ndërtesave, në kontekstin e komunitetit dhe të qytetit.


“Muzeu i Artit, Arkitekturës dhe Teknologjisë i Fondacionit EDP në Lisbonë”, hulumton konvergjencën e arkitekturës, teknologjisë dhe artit bashkëkohor si fushë e praktikës kulturore. Është një ndërtesë për popullin e Lisbonës, për vizitorët kulturorë dhe për turistët që sfidojnë dallimin midis hapësirës publike dhe ndërtesës.

Kazuyo Sejima


Sejima është partnere në praktikën e arkitekturës “SANAA”, është e njohur për dizajnet me elemente të pastra moderniste, siç janë sipërfaqet e shkëlqyeshme, të pastra dhe të shndritshme të bëra prej qelqi, mermeri dhe metale.


Në dizajnin e saj për “Muzeun e Ri të Artit Bashkëkohor”, ajo përdor një skemë mjaft minimale dhe interesante./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending