Arkitekturë
Grafika dhe imazhet shpjegojnë përhapjen e zjarrit në katedralen e Notre Damit

Kanë filluar hetimet për zjarrin që e përfshiu katedralen mesjetare të Notre Damit, që la të shkatërruar çatin dhe një pjesë të sipërme të objektit simbolik të Parsit.
Një artikull i “BBC”-së paraqet grafikën dhe imazhet se si mund të ketë ardhur deri tek shkatërrimi i ndërtesës.
Sipas “BBC”së, pjesa më e madhe e çatisë u mbulua në skela si pjesë e një programi të madh rinovimi, i cili është duke u hetuar si shkaktari i mundshëm i zjarrit.

Zjarri nisi të hënën (15 prill) rreth orës 18:43. Imazhet tregojnë se si u përhap zjarri menjëherë pasi dyert e katedrales u mbyllën për vizitorët.
Zjarri u përhap me shpejtësi përgjatë çatisë prej druri dhe shumë qytetarë përreth u mblodhën për të parë ngjarjen për së afërmi.
Zjarrëfikësit arritën ta marrin situatën nën kontrollë pas 9 orëve intensive të punës.
Nën çati, tavani i mbuluar me gurë duket se ka mbijetuar dhe se është kryesisht i paprekur. Tavani dukettë ketë mbrojtur pjesën e brendshme të ndërtesës nga shkatërrime më të mëdha, si pasojë e flakëve. Por ende është e paqartë se sa shumë është dëmtuar enterieri si pasojë e sasisë së ujit, të përdorur për shuarjen e zjarrit.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo tha se shumica e veprave të artit dhe reliket religjioze u hoqën nga katedralja pasi që zjarrfikësit punuan për të kontrolluar flakët.
Gjashtëmbëdhjetë statuja prej bronzi, u hoqën para punimeve rinovuese.
Kryepeshkopi i Parisit thotë se të tri prej dritareve të famshme të katedrales janë ruajtur, por dritare të tjera më të vogla, janë dëmtuar rëndë.
Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar të rindërtojë katedralen brenda 5 vitesh dhe madje do ta bëjë atë edhe më të bukur.
Deri tani janë grumbulluar mbi 800 milionë euro./Ndërtimi.info/
