Connect with us

Aktuale

Gjykata vendos që të ndalohen punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë

Published

on

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, Shqipëri më 6 qershor 2018 vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e WWF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave.

Në njoftim bëhet e ditur se vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë.

“Urdhri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi. Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare. Leja fillestare e ndërtimit të projekteve skadoi në maj të vitit 2017. Sipas ligjit shqiptar, duhet të jepet një urdhër ndalimi për punë në të gjitha rastet kur “dëmi i pakthyeshëm mjedisor mund të ndodhë gjatë periudhës së procesit gjyqësor;”, thuhet në një njoftim.

Ky vendim përcakton një precedent të rëndësishëm në Shqipëri për rastet me rrezik të madh për dëmtimin e ekosistemeve dhe tregon se mbrojtja e mjedisit po ecën ngadalë drejt agjendave kryesore.

WWF-i organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës ka qenë e pranishme në Luginën e Valbonës që nga viti 2016, duke mbështetur komunitetin lokal në luftën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm nga i cili të jenë në gjendje të mbajnë mirëqenien e tyre.

Kjo mbështetje përfshin gjithashtu përkrahje financiare dhe me eksperte për OJQ-ne lokale TOKA dhe 27 banorët në luftën e tyre ligjore. Ata kanë ngritur padi në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në maj 2017 (aktualisht në pritje të ankesave) dhe kundër Këshillit Kombëtar Territorial në nëntor 2017.

Nuk ka qartësi edhe sa HEC-e tjerë janë planifikuar të ndërtohen në lumin Valbona. Duke u bazuar në dokumentet publike për informim, koncesionet janë dhënë edhe për 11 HEC-ë tjerë.

Lejet mjedisore për ndërtimin e këtyre tre HEC-ëve janë të bazuara në një vlerësim shumë të dobët të ndikimit në mjedis, dhe po ashtu ju ka kaluar afati në vitin 2015. Të gjitha proceset e koncesionit kanë qenë shumë jo-transparente, dhe kanë treguar jo-konsideratë për mirëqenien e popullatës lokale. Si dhe kanë dështuar që në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të theksojne se po ndërtohen në zonë të mbrojtur të Kategorisë II IUCN. Procesi jo-transparent për konsultimet publike janë në ndesh direkt me Konventën Aarhus, konventë e cila rregullon Qasjen në Informata, Pjesëmarrjen Publike në Vendim-marrje dhe Qasje në Drejtësi për Çështjet e Mjedisit, dhe Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para nënshkruese të kësaj konvente në vitin 2001.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending