Connect with us

Featured

Gjykata fillon procedurat ndaj komunës, “Matit 1” mund t’i ndalen lejet e ndërtimit

Published

on

Brenda pak ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë mund të urdhërojë Komunën e Prishtinës që të mos lëshojë asnjë leje në lagjen “Mati 1”, deri sa gjykata të shqyrtojë padinë e Ministrisë së Ambientit që ka bërë ndaj Komunës së Prishtinës lidhur më planin rregullues të kësaj lagjeje.

Kanë kaluar 7 muaj, dhe vetëm para pesë ditëve Gjykata Themelorë në Prishtinë ka bërë një hapë për lejet e ndërtimit në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, të cilat po konsiderohen se po lëshon plan rregullues i kundërligjshëm, shkruan lajmi.net.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë padi ndaj Komunës së Prishtinës në maj të vitit 2017 duke konsideruar se Plani për “Mati 1” është i kundërligjshëm.

Gjykata Themelore, deri më tani nuk ka marrë masë të përkohshme që të ndal dhënien e lejeve të ndërtimit në këtë lagjes deri sa të bëhet një Aktgjykim i lendes. Këtë mund ta bëjë vetëm pasi, Komuna e Prishtinës t’u jep një përgjigje më së largu deri në gjysme të muajit shkurt 2018.

“Lidhur me pretendimin se ka zvarritje procedurale në trajtimin e kësaj çështje administrative, ju njoftojmë se në trajtimin e lëndëve administrative janë në prioritet lëndët e vjetra, prioritet ndonëse procedimi i çështjes lidhur me këtë padi është bërë pa asnjë vonesë (siç vërehet nga shkesat e lëndës) dhe vonesa e pretenduar për masën e përkohshme është pasojë e faktit që Gjykata është në pritje të përgjigjes në padi nga pala e paditur (dërguar më 15.01.2018). Sipas LKA pala e paditur ka 30 ditë në dispozicion për të dërguar përgjigje në padi dhe Gjykata është e detyruar që të veproj sipas afateve të përcaktuara ligjore”, tha për lajmi.net, Mirlinda Gashi, zyrtare për Informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të japë përgjigje lidhur më atë se kur do t’i kthejë përgjigje gjykatës dhe se cila do të jetë ajo.

MMPH, ka ngritur padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë  përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit Nr.01.Nr.031-1678, datë 20.07.2011, të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ndryshimit dhe Plotësimit të Vendimit të Planit Rregullues të lagjes “Mati 1”, pasi që MMPH dhe Komisioni i përbashkët MMPH-MAPL, për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunale, ka vepruar me kohë lidhur me këtë çështje dhe përkundër kësaj Komuna e Prishtinës, nuk ka zbatuar rekomandimet e kërkuara nga ajo.

MMPH-ja që në vitin 2013 ka konsideruar që Plani i plotësuar dhe ndryshuar për lagjen “Mati 1” ishte bërë në kundërshtim më disa dispozita ligjore dhe me Ligjin për Planifikim Hapësinor, andaj kishte kërkuar që Drejtoria e Urbanizmit të pezullojë lejet dhe Kuvendi Komunal të rregullojë shkeljet.

Por, që nga viti 2012 e deri më sot leje të lëshuara janë rreth 120, shumica prej tyre të lëshuar nga administrata e Shpend Ahmetit, të cilat kanë të bëjnë më ndërtimin e objekteve shumëbanesor-afarist dhe të cilat janë lëshuar në bazë të Planit Rregullues të reviduar në vitin 2011 (kontestues).

Një grup i qytetarëve, e kishte aktualizuar çështjen e Plani “Mati 1”, pasi kishin filluar disa ndërtime në brezin e gjelbëri në Rrugën “B”, vend ky i cili sipas Planit rregullues të parë, parashihte gjelbërim, ndërsa plani i reviduar, parashihte ndërtim.

Qytetarët dhe profesionistët janë  të sigurt se Komuna ka vepruar kundërligjshëm dhe presin që gjykata të vendos shpejtë për rastin në fjalë që të mos dëmtohen qytetarët.

“Ne si grup qytetarësh dhe nënshkrues të peticionit ku   jemi 150 jemi profesionistë dhe ekspertë të profesioneve të ndryshme si arkitektë, inxhinierë, juristë, avokatë, ekonomistë, sociologë jemi më se të sigurt në këtë rast dhe nuk ka dilema sepse është vërtetuar më të gjitha provat, faktet dhe ligjet janë në favor të paditësit dhe se besojmë se gjykata do të vendos shumë shpejtë në favor të paditësit sepse është vërtetuar se Komuna ka vepruar kundërligjshëm. Besojmë se vonesa në vendosje nga gjykatë është shkaktuar shkaku i ndërrimit të gjykatësit për rastin në fjalë. Pra. s’ka si të vendoset ndryshe përpos sipas ligjit e që është në favor të paditësit”, tha për lajmi.net, Valdet Osmani, përfaqësues i banorëve, njëherësh edhe ekspert i urbanizmit dhe sektorit te ndërtimit.

Ndërkaq, sipas njoftimeve të Komunës së Prishtinës, leja e fundit e lëshuar në këtë zonë është bërë në fund të muajit dhjetor. Por, kontestuese për banorët është vetëm pjesa gjelbëruese, ku janë dhënë rreth 5 leje, pasi pjesët tjetër përkojnë në të dy planet

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending