Connect with us

Featured

Gjithçka rreth raportimit të Lekajt për 63 milionët e “Bechtel & Enka”-s

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot për herë të parë ka raportuar para një komisioni të Kuvendit të Kosovës. Ai, është gjendur përballë anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për të raportuar në lidhje me pagesën shtesë prej 63 milionë euro kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila po ndërton autostradën Prishtinë – Shkup, “Arbën Xhaferi”, shkruan Ndërtimi.info.

Kushtrim Hajzeri

Ministri Lekaj duke shpjeguar rrjedhën e shtyrjes së afatit deri më 31 dhjetor 2018 për përfundimin e autostradës, ka thënë se e gjithë kjo është rezultat i punës së Qeverisë së kaluar.

Ministri Lekaj ka thënë se nuk pajtohet që të paguhen 63 milionë euro shtesë për kompaninë “Bechtel&Enka” për shtyrjen e afatit për përfundimin e Autostradës “ Arbën Xhaferi”, shkruan Ndërtimi.info.

“Nuk pajtohemi me asnjë centë që nuk shkruan në kontratë dhe në bazë të kontratës do të dakordohemi, as më pak as më shumë”, ka theksuar ai.

Ai, ka thënë se kërkesën për zgjatjen e aftit e ka bërë paraardhësi i tij, Lutfi Zharku, me një kosto mbi 14 milionë euro.

Marrëveshja sipas ministrit është nënshkruar pa dakordim të Komisionit Ndërministror, derisa ka shpjeguar ndarjen e 63 milionëshit në tri pika, raporton Ndwrtimi.info.

“Marrëveshja është nënshkruar pa dakordim se sa do të kushtojë pagesa. Kërkesa e kontraktorit në nëntor ka dorëzuar dokumentin ku kërkon 63 milionë euro. Janë 3 faktorë që kanë përcaktuar këtë shumë, zgjatja e projektit për pagesën dhe mbajtjen e projektit prej 16.6 milionë euro. Pajisjet që duhet të përdoren me kosto prej 30.8 milionë euro. Ndërprerjet që janë shkaktuar, me kosto prej mbi 10 milionë euro”, ka theksuar Lekaj.

Mirëpo, këto tri pika të kërkesës së “Bechtel & Enka”-s  nuk janë miratuar nga mbikëqyrësi i punimeve.  Kjo kompani mbikëqyrëse kishte hedhur poshtë pikën B dhe C.

Sipas tij është fakt i pamohueshëm që Qeveria e kaluar nuk i ka bërë pagesat e nevojshme sipas planit dhe kështu ka ardh deri te kjo çështje.  Ai, ka theksuar se më 2014 është dashur të paguhen 70 milionë euro, kurse janë paguar 55 milionë, në vitin 2015 nga 220 milionë janë paguar 112 milionë, ndërsa nga 205 milionë  që është dashur të paguhen në vitin 2016 janë paguar vetëm 155 milionë.

Ministri Lekaj ka ngritur shqetësimin që kjo çështje mund të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit, nëse nuk arrihet një dakordim për këtë problem.

Pas raportimit të ministrit Lekaj, anëtarët e komisionit kanë kërkuar që urgjentisht të bëhet publike kontrata për autostradën.

Anëtari i komisionit nga Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se as ai si deputet nuk e ka parë këtë kontratë. Sipas tij me këtë problem vendi po futet në një situatë pa kthim e që përfundon në borxhe  që shkon në asfalt që kërkon mjete shtesë për mirëmbajtje.

Hykmete Bajrami nga LDK, theksoi se në aneksin e kontratës nënvizohet se për çdo muaj vonesë do të ketë penalti në vlerë 1 milionë euro, derisa ka kërkuar që të mos negociohet kontrata.

Ne lidhje me publikim e kontratës, ministri Lekaj ka thënë se pika 9 e saj e trajton këtë marrëveshje kontraktuake si private, për të cilën ka potencuar se si e tillë nuk është dashur të nënshkruhet nga ish-ministri.

Duke u bazuar në këtë pikë, sipas Lekaj publikimi i kontratës mund të bëhet vetëm nëse e kërkon Gjykata Themelore apo nëse pajtohet kompania “Bechtel & Enka” për një gjë të tillë.

“Kontrata do të publikohet. Të gjithë ne po pajtohemi në përikmëri të zbatohet kontrata dhe ai që del jashtë shkel ligjin…Është e çuditshme pse është nënshkruar kontrata që trajtohet si private. Mua më obligon Gjykata Themelore ta publikojë kontratën, përndryshe ne bëjmë shkelje të klauzolës. Sikur të isha ministër nuk do ta kisha nënshkruar, mua më obligon kontrata të mos veprojë sepse dëmi është shumë më i madh”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tashmë janë kryer të gjitha obligimet dhe janë paguar 180 milionë euro.

Duke diskutuar situatën e krijuar për 63 milionë eurot, në pyetjen e deputetit Dradan Sejdiu nëse do të mund të hetohet kontrata për këtë Autostradën “Arbën Xhaferi”, ministri Lekaj ka thënë se organet kompetente mund të kryejnë hetimin nëse është e nevojshme.

Lekaj ka theksuar sot ë bëhet maksimumi që të mos dëmtohet buxheti i vendit./Ndërtimi.info/

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending