Aktuale
Gjithçka gati pë rrugën Deçan-Plavë, ja kur nis puna

Kanë mbetur hiq më shumë se katër ditë që të nisin punimet për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, raporton Ndërtimi.info
Shkëndije Ahmeti
Nisjen e punimeve të 14 kilometra rrugë e cila do t’i bie nga Manastiri “Visoki Decan” kah Bjeshkët e Belegut, e ka bërë të ditur për Ndërtimi.info, Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj si dhe i pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Po pretendohet se në bazë të dinamikës së punës ky projekt të përfundoj brenda këtij viti, ndërsa i tërë projekti është paraparë të përfundoj në verën e 2020-ës.
Megjithatë, dita e premte, në të cilën ditë do të nisin edhe punimet po cilësohet ditë e rëndësishme jo vetëm për dukagjinasit por për gjithë shqiptarët, kështu tha Zejnaj për Ndërtimi.info
“Ditë e rëndësishme për Dukagjinin dhe Kosovën edhe rruga është me rëndësi të veçantë për gjithë shqiptarët do të ndodh me 24 mars në ora 10:00”, tregoi Zejnaj.
Ndërtimi i kësaj rruge nevojë e kamotshme, po shihet edhe si një projekt i dobishëm për zhvillim ekonomik si dhe për zhvillimin e turizmit për një vend siç është Deçani.
“Projekti është i dobishëm sidomos për zhvillimin ekonomik dhe për perspektiven e Deçanit, si komunë, si qytet, përshkak se do të jetë pikë referente sidomos për qarkullim të mallrave. Mirëpo do të jetë pikë shumë interesante dhe e rëndësishme për ne në zhvillimin e turizmit dhe të atraksioneve natyrore që Komuna e Deçanit i posedon”, theksoi Ramosaj.
Nënshkrimi i kontratës për këtë projekt që do të kushtojë 4.191.313,39 euro është nënshkruar më 2mars. Punimet do t’i kryejë kompania “Lika Trade”.
Rrugë kjo që po shihet se do të gjallërojë pjesën e malore të shqiptarëve në Malin e Zi, Plavën, Gusinë dhe vendbanimet tjera atjepari, është financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Pa ndihmën e kësaj të fundit Ramosaj tha se komuna nuk do t’ia dilte të mbulonte shpenzimet.
“Ministria na kanë mbështet, na kanë përkrah, sepse nëse nuk na përkrahshin ata buxheti i komunës nuk mundet me përbyll këtë investim që është mjaft kapital. Mbikëqyrjen do ta ketë Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Deçanit sepse do të jetë rrugë e kapaciteteve dhe standardeve evropiane”, tha Ramosaj.
Se për ndërtimin e kësaj rruge do të nisin punimet këtë vit e pati thënë edhe i pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj në një intervistë për Ndërtimi.info
I cili po ashtu pati thënë se kjo rrugë do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit.
“Është edhe rruga e Deçanit për Plavë që e lidh me Malin e Zi dhe është që disa vite. DO të fillojë janë procedurat në përfundim dhe unë ju them qytetareve të Deçanit se do të përfundohet në afatin më të shkurtër të mundshëm kjo rrugë sepse e lidh edhe dy shtet por edhe në atë anë jetojnë edh qytetarët shqiptarë por që do të ketë impakt pozitiv me lidhjen e shtetit fqinj siç është mali i ZI dhe do të lidh korridoret pastaj edhe me Kroacinë që është ai degëzim. Prandaj, ka edhe impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizimit. Unë jam i përkushtuar që të ndodh kjo rrugë dhe që do të nis në vitin 2018-të”, pati thënë Lekaj.
