Connect with us

Trashëgimia

Gjirokastra, qendra më e rrezikuar e trashëgimisë kulturore në Evropë

Published

on

Gjirokastra është propozuar nga disa organizata shqiptare që të hyjë në listën e 1 prej 7 vendndodhjeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë.

Ekspertët që hartuan propozimin ishin kritikë për mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO.

Në takimin e mbajtur në Gjirokastër u denoncuan teknikat e restaurimit në qytetin e gurtë.

Sipas aktivistëve Gjirokastra është në fazë emergjente dhe kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare për të ndaluar degradimin.

Megjithëse janë evidentuar 51 godina që rrezikojnë shembjen përfundimtare do të jetë e vështirë që të shpëtohen. Restaurimet pa rijetëzim vijojnë të mbeten një pikëpyetje mbi të ardhmen e trashëgimisë kulturore për qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending