Aktuale
Gjermania rrënon kishën historike për qymyr

Në Immerath të Gjermanisë u rrënua kisha historike për të mundësuar mihjen e qymyrit. Kjo pasi që Gjykata Kushtetuese e këtij vendi më 2013 vendosi në dispozitiv të këtij rrënimi me arsyetim interesin publik, njofton AFP.
E ndërtuar në vitin 1891, kisha e Shën Lambertit ishte ndërtesë identifikuese e qytetit të Immerath në rajonin verior të North Rhine-Westphalia në Gjermani, mëson Metro.
Edhe pse viteve të fundit Gjermania ka bërë zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme, si pjesë e strategjisë së tranzicionit të vendit në energji të gjelbër, burimi kryesor për prodhimin e energjisë në Gjermani vazhdon të jetë qymyri. Rreth 50,000 megavat kapacitete te instaluara te prodhimit te energjise elektrike nga qymyri, e bejne qymyrin burimin kryesor te energjise elektrike te shfrytezuar ne Gjermani, mëson Metro.
Përvec kishës historike të qytetit të Immerath, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Gjermanet së fundmi kanë demoluar edhe një fshat dhe një pyll, për të mundësuar mihjen e qymyrit në ato lokacione dhe më pastaj shfrytëzimin e tij për prodhim të energjisë elektrike.
Ndërtim të termocentraleve të bazuara në qymyr kanë paralajmëruar shumica dërrmuese e vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën, Bosnën, Serbinë dhe Greqinë.
Në Kosovë, mbi 97% e gjenerimit të energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet me lëndë djegëse linjitin. Rezervat e linjitit në Kosovë vlerësohen të jenë rreth 14 miliardë tonë. Kosova është ndër vendet më të pasura me rezerva të linjitit në Evropë.
