Featured
Gjendja e rrugëve në Fushë Kosovë
Dje, dega e LDK-së në Fushë Kosovë në një postim në facebook akuzoi partitë rivale se po përdorin “montazha” dhe lajme të rrejshme për mashtrimin e opinionit.
“Paniku i humbjes që pashmangshëm i pret, i shtyu n’aksion foto-video montazherat e specialistët e lajmeve të rreme në “sulm” kundër kryetarit Burim Berisha. Në fotot më poshtë ju mund të shihni një shembull eklatant të synimit për mashtrim të opinionit të gjërë kosovarë sepse qytetarët e Fushë Kosovës e dinë mirë se cilat janë punët e kryetarit të tyre!”, shkruhej në reagim.
Kjo kishte ardhur pas publikimit të disa fotografive në rrjete sociale të cilat tregonin gjendjen e një rruge në fshatrat e Fushë Kosovës.
Por në disa fotografi dhe video të siguruara nga lajmi.net, shihet se gjendja e rrugës Muzhaku në fshatin Graboc është jashtëzakonisht e keqe.
Përveç gropave, edhe asfalti i cili është përdorur për shtrimin e saj është zhvendosur tërësisht në anën tjetër të rrugës.
Pas reshjeve të shiut, dhe motit të ligë dje dhe sot, kjo rrugë është bërë vështirë e qarkullueshme për veturat.
Për më shumë shikoni pamjet.