Featured
Gjakovës i kthehet në rivlerësim tenderin që e favorizoi
Gjakovës i kthehet në Rivlerësim tenderi për “Rrënim-ekzekutimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ndërtime ilegale dhe shërbime tjera”, shkruan Ndërtimi.info
NPSH “Elton Com” & Hidro Poject ShPK”, kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) ku kishte pretenduar që kompania fituese “Berisha Company”e këtij tenderi ishte lejuar që të bëjë plotësime substanciale brenda tenderit. Kështu Autoritetit Kontraktues, në këtë rast Komuna e Gjakovës i ka bërë favor kompanisë fituese.
Gjithashtu kompania ankuese ka potencuar se lejimi i tillë nuk lejohet me ligj dhe rregullat e prokurimit tenderues.
Pas kësaj ankese eksperti profesional i prokurimit publik ka mbështetur vlerësimet e cekura në raportin e ankuesit, dhe kështu ai ka rekomanduar që ky tender të kthehet në Rivlerësim dhe ankesa e Operatorit Ekonomik të aprovohet si pjesërisht e bazuar.