Aktuale
Gjakovës i anulohet tenderi, OSHP gjen parregullësi

Tenderi për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit dhe mbjellja e fidanëve të drunjve dekorativ dhe luleve në qytetit e Gjakovës do të zvarritet edhe për një kohë. Pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka anuluar në tërësi Komunës së Gjakovës këtë tender, shkruan Ndërtimi.info
Te gjeturat e OSHP-së rezultojnë se Komuna e Gjakovës operatori ekonomik i rekomanduar për dhënien e kontratës ka qenë i pa përgjegjshëm. Kjo për shkak se nuk i ka plotësuar kërkesat formale, administrativisht të përcaktuara në dosjen e tenderit.
“Njoftimi për dhënien e kontratës i Autoritetit Kontraktues, Komuna e Gjakovës me aktivitetin e prokurimit me titull “Mirëmbajtja e gjelbërimit të qytetit dhe mbjellja e fidanëve të drunjve dekorativ dhe luleve”, me nr prok: “632/17/3506211” dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit. Kurse, nëse AK-ja ka interes edhe më tutje për këtë aktivitet të prokurimit të njëjtin mund ta ri-tenderoj konform dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP)”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Pas shqyrtimit të ankesës së Operatorit Ekonomik i cili ishte ankuar në OSHP, paneli shqyrtues konstaton së Autoritetit Kontraktues gjatë publikimit të dosjes së tenderit, për aktivitetin e prokurimit, gabimisht ka bërë publikimin e paramanave, ku në vend të sasisë është bërë çmimi i parashikuar nga njësia kërkuese dhe jo sasia e kërkuar gjë e cila ka paraqitur diferencë të madhe në mes të çmimit të parashikuar të tenderit dhe çmimit që kanë ofertuar OE-të.
“Paneli shqyrtues konstaton se AK gjatë publikimit të dosjes së tenderit, për aktivitetin e prokurimit “Mirëmbajtja e gjelbërimit të qytetit dhe mbjellja e fidanëve të drunjve dekorativ dhe luleve të iniciuar nga Komuna e Gjakovës, gabimisht ka bërë publikimin e paramanave, ku në vend të sasisë është bërë çmimi i parashikuar nga njësia kërkues dhe jo sasa e kërkuar, psh. Mbjellja e luleve 0.25 copë, prerja e barit me maldne (kostija) 1m2. Për këtë arsye është paraqitur edhe një diferencë shumë e madhe në mes të çmimit të parashikuar të tenderit dhe çmimet e ofertuar të OE-të. Ky lëshim paraqet problem në plotësimin e nevojave të AK-së, si dhe problem gjatë ekzekutimit të kontratës. Andaj duke nisur nga ky fakt konsiderojmë që ku aktivitet i prokurimit në pajtim me nenin 62-të të Ligjit t Prokurimit Publik, duhet të anulohet”, thuhet tutje në vendimin e OSHP-së.
Veç kësaj paneli shqyrtues konstaton se Komuna e Gjakovës do t’i parashtrojë të gjitha specifikimet e detyrueshme tektonike në dosjen e tenderit. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës.
Autoriteti Kontraktues gjithashtu do të parashtrojë specifikimet e tilla në njoftimin në fjalë ose do të dërgojnë një deklaratë të qartë që tregon se ku mund të merren specifikimet e tilla teknike.
Sipas panelit, kurdo që është e mundur këto specifikimet teknike duhet të definohen në atë mënyrë sa që të merren parasysh kriteret për mundësinë e qasjes së personave me aftësi të veçanta apo me dizjanimin për të gjithë shfrytëzuesit.
