Aktuale
Gjakova s’po nin për ligje, OSHP përsëri i kthen tenderin

Komuna e Gjakovës nuk mund të nisi punët për projektin që ka të bëjë me rregullimin e parkut të qytetit, kontratë kjo tri vjeçare.
Kjo pasi që në dhënien e tenderit janë gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik që janë bërë nga Komuna e Gjakovës. Për të cilin edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka marrë vendim që të anuloj dhënien e tenderit dhe se lëndën ta kthejë në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info.
“Anulohet, njoftimi për dhënien e kontratës i AK-së ‘KK-Gjakovë’, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Rregullimi i parkut të qytetit-Kontratë tri vjeçare’ dhe lënda të kthehet në Rivlerësim”, thuhet në vendimin e OShP-së.
Të njëjtin tender OShP e kishte kthyer në Rivlerësim, por edhe përkundër kësaj fitues u zgjedh i njëjti grup i operatorëve ekonomikë duke mos marrë parasysh as sqarimet të cilat ishin kërkuar të bëhen gjatë rivlerësimit.
Siç thuhet në vendimin e OShP-së, Komuna e Gjakovës se në dhënien e kontratës për grupin e operatorit ekonomik “D&T Group” Sh.P.K, “Horn&Co.Kosova” Sh.P.K&”NP Inova” Sh.P.K nuk ka vlerësuar në mënyrën e duhur ofertat.
“Eksperti shqyrtues sqaron se AK nuk i ka marrë parasysh sqarimet e dhëna në vendimin me nr.450/18 të Panelit Shqyrtues, duke e rekomanduar për kontratë të njëjtin operator ekonomik duke mos e vlerësuar siç duhet ofertat konform nenit 59 të LPP-së. Sipas këtij vendimi, po ashtu eksperti sqaron se me datë 23.10.2018 AK-ka kërkuar vazhdimin e validitetit të ofertave dhe vazhdimin e sigurimit të tenderit dhe nga gjithsej 7 operatorë ekonomik, 4 kanë vazhduar validitetin dhe tre kanë bërë vazhdimin e sigurimit të tenderit. Eksperti sqaron se të gjitha pikat tjera të raportit të rivlerësimit janë të njëjta me raportin e vlerësimit dhe se nuk ka dëshmi që neni 59 i LPP-së është zbatuar’, thuhet në vendimin e OShP-së, përcjellë Ndërtimi.info
Ndërkohë që Komunës së Gjakovës i është kërkuar që gjatë rivlerësimi të veproj në pajtim me nenin 59 të LPP-së duke e bërë ekzaminimin, vlerësimin dhe ekzaminimin e ofertave në pajtim me këtë nenë.
Ndërkohë që Komunës së Gjakovës i është kërkuar që gjatë rivlerësimi të veproj në pajtim me nenin 59 të LPP-së duke e bërë ekzaminimin, vlerësimin dhe ekzaminimin e ofertave në pajtim me këtë nenë.
Kjo erdhi pas ankesës së grupit të operatorëve ekonomik “Marisa Sh.P.K&Gërlica Sh.P.K”. Dy këto kompani deponuan ankesë në OShP kundër njoftimit për dhënien e kontratës për tenderin e lartcekur me pretendimet se Komuna e Gjakovës në dhënien e këtij tenderi ka vepruar në kundërshtim me nenin 1, 5, 59, 60, 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP)-së.
Po i njëjti tender që kap vlerën e 400 mijë eurove ishte kthyer në rivlerësim një muaj më parë.
https://ndertimi.info/zhagitet-tenderi-mbi-400-mije-euro-per-rregullimin-e-parkut-ne-gjakove/
