Featured
Gjakova hap tenderin 610 mijë eurosh për asfaltimin e disa rrugëve në fashatra

Komuna e Gjakovës ka bërë njoftimin paraprak për hapje të tenderit, për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të saj.
Fshatrat, rrugët e të cilave parashihet të asfaltohen janë Marmulli, Neci, Cermjani, Morina, Ramoci dhe Deva, transmeton Ndërtimi.info.
Nga gjithsej 610 mijë euro sa parashihet të jetë vlera e këtij projekti, 80 mijë do të shkojnë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Marmull; 70 mijë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Nec; 150 mijë për asfaltimin e rrugës në fshatin Cermjan; 100 mijë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Morinë; 140 mijë për asfaltimin e rrugës në fshatin Ramoc, përkatësisht lagjiia Hajdaraj si dhe 160 mijë për rrugët në fshatin Devë.
Ditë më parë Komuna e Gjakovës ka bërë njoftim paraprak për hapjen e një tjetër tenderi, atij për ndërtimin e Qarkores-Transiti i Ri, ku sipas njoftimit, për projektin janë parashikuar të jepen mbi 4 milionë euro.
Brenda dy viteve të ardhshme në Gjakovë nga Ministria e Infrastrukturës do të investohen rreth 8 milionë euro në ndërtimin e qarkores së Gjakovës./Ndërtimi.info/


