Aktuale
GIZ-i përkrahë fuqizimin e planifikimit hapësinor dhe menaxhimin e tokës
Komuna e Malishevës dhe ajo e Suharekës kanë nënshkruar ndarazi memorandume të mirëkuptimit me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për zbatimin e projektit për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës.
Në njoftimin e Komunës së Malishevës është bërë e ditur se kryetari, Ragip Begaj, lidhur me këtë temë ka takuar Shkëlqim Dacin nga GIZ-i dhe përfaqësuesen nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Suzana Goranci.
“Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është që të sigurohet bashkëpunim i dakorduar dhe i ngushtë në mes palëve nënshkruese, njëherit do të shërbejë për të përmirësuar kapacitetet e komunës që të performojë më mirë në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të Komunës së Malishevës” ka theksuar përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Suzana Goranci.
Ndërsa kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se do të punojë ngushtë me GIZ-in gjerman dhe ministrinë përkatëse, duke u zotuar se do t’i përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga ligji në fuqi,
Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i gjerman, ka thënë se janë në proces të përzgjedhjes së një kompanie profesionale, e cila do t’i ndihmojë komunat përfituese në përgatitjen e databazave, por do të japë edhe këshilla të tjera profesionale.





You must be logged in to post a comment Login