Connect with us

Aktuale

Gazmend Muhaxheri vazhdon të mbetet në listën e uzurpatorëve të pronave të NPB-së

Published

on

Udhëheq me Komunën e Pejës, por biznesin e ka të orientuar në kryeqytet. Madje, prona me të cilën po bën biznes dyshohet se nuk është e tij. Ka më shumë se 20 vjet që Gazmend Muhaxheri është në konflikt me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), për një parcelë që gjendet në qendër të Prishtinës, përkatësisht te “Qafa”, shkruan Ndërtimi.info.

Arjeta Shabani

Të dy palët po pretendojnë mbi pronësinë e kësaj parcele, e asesi nuk po mund të merren vesh për shfrytëzimin e saj.

Muhaxheri po akuzohet nga Ndërmarrja Publike Banesore, se bashkë me pronarin e Kompanisë “Riza Company”, Petrit Rizën kanë pronësuar në mënyrë të paligjshme parcelën nr. 6266, në rrugën “Hajdar Dushi”, të cilën më pas e kanë lëshuar me qira.

“Njëri nga uzurpatorët është kryetari i tanishëm i Pejës, Gazmend Muhaxheri së bashku me Petrit Rizën, pronarin e Kompanisë Riza Company. Këta të fundit kanë pronësuar në mënyrë të paligjshme parcelën 6266 të cilën i’a kanë lëshuar me qira kompanisë me karakter afarist e financiar “Money Gram” ,ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet si parking me pagesë për vetura”, kishin deklaruar kohë më parë nga NPB-ja në medie.

E në NPB thonë se është duke u zhvilluar një kontest gjyqësor ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe shfrytëzuesve aktual të kësaj parcele.

Zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Rajmonda Ahmetaj deklaron se janë në pritje të përfundimit të këtij kontesti, i cili do t’i sqaronte pretendimet e palëve.

“Arsyeja për këtë është për faktin se është duke u zhvilluar një kontest gjyqësor ndërmjet  Komunës se Prishtinës  dhe shfrytëzuesve aktual të parcela nr. 6266 në Rr. ‘Hajdar Dushi’. Jemi në pritje të përfundimit të këtij kontesti  i cili do ti sqaronte pretendimet e palëve për pronën”, ka thënë Ahmetaj për Ndërtimi.info.

Ajo thotë se Komuna e Prishtinës me vendimin mbi shpronësimin të datës 25 tetor 1991, kishte vendosur për ekspropijimin e tokave në atë pjesë të qytetit dhe pjesë e këtij shpronësimi ka qenë edhe parcela kontestuese.

Gjersa thotë se e gjithë kjo është bërë me qëllim të ndërtimit te objekteve banesore.

“Procedura e bartjes dhe regjistrimit në kadastër sipas profesionistëve të fushës zakonisht është bërë pas përfundimit të kompensimeve të cilat janë arritur me pronaret të cilët kane qenë të këqyra në këtë proces të eksproprijimit dhe njësoj është vepruar edhe me pronaret e parcelës nr.6266”, thuhet në përgjigjet e Ahmetaj.

Në Ndërmarrjen Publike Banesore thonë se parcela 6266 është bartë në emër te NPB-së që nga vitit 1996, dhe se edhe tani parcela është në emër të ndërmarrjes.

Por, thonë se pronën  nuk e kanë në shfrytëzim pasi që është duke u shfrytëzuar nga familja Rizaj dhe Muhaxheri, të cilët pretendojnë se prona është e tyre.

Deklarojnë se kanë zhvilluar disa takime me Petrit Rizaj dhe Gazmend Muhaxheri me qellim të arritjes së marrëveshjes për lirimin e parcelës, mirëpo thonë se kjo ishte e pamundur pasi që nga ana e tyre insistohej se prona u takonte atyre dhe se asnjëherë nuk janë kompensuar për eksproprijimin.

“Pronën  nuk e kemi në shfrytëzim pasi që është duke u shfrytëzuar nga familja Rizaj dhe Muhaxhiri të cilët pretendojnë se prona është e tyre. Shtëpia e cila ka qenë e ndërtuar në këtë parcelë është rrënuar dhe tani kjo parcelë është dhënë me qira ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet si parking dhe qiraja merret nga të lartcekurit”, ka thënë Ahmetaj për Ndërtimin.

Muhaxheri: Pronën e ka blerë babai qysh në ‘85-ën

E të gjitha këto akuza të Ndërmarrjës Publike Banore ndaj Gazmend Muhaxherit, ky i fundit po i hedh poshtë. Ai insiston se prona i takon atij.

Muhaxheri ka thënë për Ndërtimi.info se këtë pronë e ka blerë babai i tij, qysh në vitin 1985.

“Si mundë të uzurpohet një pronë e blerë në vitin 1985 nga prindi imë?  Kurre ndermarja publike banesore nuk ka hy ne me një vendim të organeve pushtuese në vitin 1993 në mënyre arbitrare ka kaluar në bvinë e banesave”, ka deklaruar Muhaxheri.

Ndërsa, Petrit Riza i cili po akuzohet poashtu se e ka uzurpuar këtë pronë bashkë me Muhaxherin, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje. Rizaj ka thënë se aktualisht gjendet jashtë vendit, dhe ka sugjeruar që të kontaktojmë me Gazmend Muhaxherin.

“Jam jashtë vendit, po thirreni Gazmend Muhaxherin e merruni vesh me ta”, ka thënë Rizaj për Ndërtimi.info.

E pikërisht për këtë pronë, Muhaxheri kohë më parë kishte thënë se NPB-ja po thirrej në disa dokumente të ish sistemit i cili, sipas tij me një vendim e kishte marrë pronën e tyre me një vendim të kundërligjshëm.

Kishte thënë edhe se ka vendime gjyqësore që Komuna e Prishtinës ka për obligim që t’ua kthejë shtëpinë.

“I kam dy vendime gjyqësore të cilat e obligojnë Komunën e Prishtinës të na kthejë shtëpinë, por që nuk e kanë pranuar. Tani rasti është në Gjykatën Supreme dhe presim vendimin e tyre”, kishte thënë Muhaxheri.

Gjykatat ende pa vendim për këtë lëndë

Por, edhe pse ka kohë që kjo lëndë endet nëpër Gjykatat e vendit, ende asnjëra prej tyre nuk ka dalur me ndonjë vendim për atë se kujt i përket kjo parcelë.

Ndërtimi.info ka kërkuar nga Gjykata Supreme detaje lidhur me këtë  kontest, por aty thonë se nuk kanë ndonjë lëndë të tillë, ani pse Muhaxheri kishte deklaruar se lënda është në Supreme.

“Në Gjykatë Supreme nuk ka asnjë lëndë rreth një kontesti mes këtyre palëve”, ka thënë zëdhënsja për media e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

Por, Ndërtimi.info merr vesh se lënda për këtë kontekst gjyqësor është në Departamentin për Çështje Administrative, që funksionon në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Gjykata e Apelit.

Në këtë Gjykatë kanë thënë se lënda që ka për palë, Petrit Rizajn dhe Komunën e Prishtinës, ka arritur në Gjykatën e Apelit qysh në vitin 2014, ndërsa është kryer më 9 dhjetor të po atij viti për tu përcjellë në Themelore.

“Lënda tjetër Petrit Rizaj , Komuna e Prishtinës, baza e kontestit shpronësim ju njoftoj se kjo lënde ka arritë në Gj. E apelit me 27.08.2014 ka marë këtë numër AA.nr.315/14 është e kryer dhe me datën 09.12.2014 është përcjellë për Gj. Themelore në Prishtinë – departamentin për qështje administrative, dhe atje mund ti kërkoni të dhënat e tjera”, ka thënë për Ndërtimi.info, Nysret Arifi nga Gjykata Apelit.

E në anën tjetër në Gjykatën Themelore, përkatësisht në Departamentin për Çështje Administrative, ku po thuhet se tani ndodhet lënda e Petrit Rizajt dhe Komunës së Prishtinës, për shkak të grevës së punëtorëve të administratës nuk po kthejnë përgjigje.

Tashmë janë bërë dy javë që prej se Media “Ndërtimi.info”, i ka adresuar pyetjet në këtë institucion, por që nuk ka marrë përgjigje.

Se për këtë rast është iniciuar procedurë gjyqësore, e kishte konfirmuar edhe zëdhënsja e NPB-së, Rajmonda Ahmetaj. Por edhe ajo kishte thënë se nuk ka ndonjë vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

“Familja Rizaj ka prezantuar evidenca se është iniciuar procedurë gjyqësore për vërtetimin e pronësisë, mirëpo nga dokumentacioni i prezantuar shihet se nuk ka ndonjë vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje”, kishte thënë Ahmetaj.

Rreth 150 banesa të uzurpuara në kryeqytet

I pari i Pejës, nuk është i vetmi që gjendet në listat e uzurpatorëve të pronave të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, pasi të tillë janë shumë.

Një numër i madh banesash që janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Banesore po shfrytëzohen jashtëligjshëm nga qytetarët tash e sa kohë. Madje, për disa prej tyre kjo ndërmarrje është edhe në konteste gjyqësore, shkruan Ndërtimi.info.

Janë rreth 150 banesa e prona të ndryshme në kryeqytet që shfrytëzohen nga qytetarët pa ndonjë marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB). Këto objekte nga NPB-ja llogariten si të uzurpuara dhe kjo ndërmarrje pret që të lirohen vetëm përmes vendimit të gjykatës.

Së paku kështu ka deklaruar për Ndërtimi.info, zëdhënësja e NPB-së, Rajmonda Ahmetaj.

Numri më i madh i pronave të uzurpuara janë në lagjen “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Eqrem Çabej” si dhe objekte të tjera në qendër të Prishtinës.

“Është një numër i madh  pronave të uzurpuara dhe të cilat pritet të lirohen përmes gjykatës. Në Dardani kemi 131 banesa të cilat janë të uzurpuara që nga paslufta ( 24 prej tyre janë liruar )  ,Bregu i Diellit 2,  gjithsej 43 banesa ,Ecrem Cabej 7 banesa, objekti i Kino ABC në qendër të Prishtinës”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo ka bërë të ditur se përveç këtyre banesave, ka edhe shumë lokale tjera afariste të cilat janë uzurpuar në mënyrë të jashtëligjshme ose janë marrë nën menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nën pretendimin se janë prona shoqërore./Ndërtimi.info

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending