Connect with us

Aktuale

Gati gjysma e pallateve në Laç shpallen paraprakisht ta pabanueshëm

Published

on

Ekspertët lokalë kanë vendosur të mbyllin rreth gjysmën e pallateve në Kurbin, ndërsa priten vlerësimi përfudimtarë nga ekspertë të huaj.

Në pallatin 45, i cili ndodhet në afërsi të Bashkisë së Kurbinit ka mbetur vetëm Pashku. Ai ka një lokal bar kafe në katin e parë të këtij objekti dhe vijon ta mbajë hapur.

“Pallati është nxjerr i pabanueshëm. Të gjitha familjet janë larguar. Unë e kam mbajtur hapur lokalin, duke qenë se jam na katin e parë dhe nuk shoh ndonjë rrezik” thotë ai.

Veç pallatit 45 në bashkinë e Kurbinit janë verifikuar dhe konsideruar të pabanueshme deri në 2 dhjetor 43 pallate, 11 institucione publike përfshi vetë godinën e bashkisë dhe 135 banesa. Qyteti ndërkohë është boshatisur, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë raportoi rreth 1230 persona nga Kurbini të zhvendosur dhe strehuar në hotele, çadra apo te të afërmit. Statistika përfshin vetëm të strehuarit prej emergjencave, por qindra banorë janë zhvendosur nga paniku te të afërm në qytete të tjera.

Ndërkohë numri i pallateve të shpallura të pabanueshme paraprakisht është rritur dhe pritet të ndryshojë me vlerësimet e reja edhe pse përfaqësues të bashkisë Kurbin thanë se vlerësimi i saktë do të bëhej prej ekspertëve të huaj dhe atyre që vinin nga Tirana.

“Specialistët tanë kanë bërë një verifikim paraprak në të gjitha objektet që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin rrezikshmerinë dhe kanë përjashtuar vetëm ato pallate që kemi bllokuar deri tani”, tha Rudolf Toma, përfaqësues i Bashkisë Kurbin.

Toma tha se situata dukej, në vështrim të parë shumë e rëndë, pasi “nga verifikimet paraprake rezulton se janë bërë të pabanueshem më shumë se gjysma e pallateve të qytetit”. Ai shpjegoi se ato ishin ndërtuar para viteve 90’ dhe kanë pësuar dëmtime të shumta nga lëkundjet e forta.

Dëme të shumta nga termeti ka dhe në banesa private. Duke qenë se është një zonë e varfër ku papunësi është në shifrat mbi 70%, rimekembja e Kurbinit duke e vështirë. “Shpresa e vetme është që ta na ndihmoje shteti, se unë nuk kam mundësi financiare ta rindërtoj sërish shtëpinë” thotë një banor.

“Qyteteti është i boshatisuar. Shumë pallate janë bërë të pabanueshem nga tërmeti i 26 nëntorit. Ka dëmtime serioze në të gjithë anët. Unë kam loalin dhe prej dy ditësh nuk kam patur fare punë. Lëvizjet janë të pakta, pasi banorët janë larguar. Dikush nga frika e dikush nga dëmtimi që ka pësuar në banesë”, tregoi Pashuku.

Disa nga familjet që jetonin në pallatet e shpallura të pabanueshme kanë rrezikuar për të marrë prej tyre orenditë shtëpiake. Alfred Selala thotë se nuk qëndron në banese që prej momentit të tërmetit, por është rikthyer vetëm për të marrë orenditë nga shtëpia.

“Termeti na ka tmerruar. Unë e kam banesën në katin e 4 dhe e ka dëmtuar shumë. Po ashtu edhe pallati është bërë i pabanueshëm. Prej ditës martë kam shkuar në Burrel tek të afërmit e mi. Po qëndroj atje me gjithë familjen. Sot i riktheva për të marrë orenditë shtëpiake, pasi po shikoj mundësinë të gjej ndonjë banese me qira. Nuk e di çfarë do bëhet me neve, po kalojmë një gjendje tepër të vështirë” thotë ai.

Të trasferuarit në Shëngjin të cilët kthehen herë pas here në qytet thonë se janë ende të traumatizuar dhe nuk e dinë se cili do jetë fati i tyre. “Tërmeti ka qenë shumë i fuqishem dhe kemi kaluar momente tmerri mëngjesin e 26 nëntorit. Mendjen e kemi te e ardhmja e jonë. Shtëpia na është shkatërruar dhe nuk e di çfarë do bëhet me neve. Na duhet sa më parë një banese ku të fusim kokën”, thotë Marie Pjetri banore e e Laçit e strehuar në Shëngjin.

Ndërkohë dëmtime ka pasur edhe në bashki të tjera të qarkut të Lezshës. Në total 327 ndërtesa përfshi pallate dhe banesa private dhe 12 godina institucionesh përfshi atë të burgut të Lezhës janë cilësuar paraprakisht të pabanueshme./Reporter.al

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending