Arkitekturë
Gati gjysma e objekteve refuzohen për t’u ndërtuar për shkak të Kodit Zonor
Viti i kaluar ka shënuar 100 vjetorin e kodit të zonimit në Nju York. Ky kod tregon se cilat zona janë të përshtatshme për të ndërtuar shtëpitë apo ndërtesat e ndryshme. E për këtë arsye një numër i madh i ndërtesave të cilat ishin planifikuar të ndërtohen nuk do të jenë pjesë e qytetit të Nju Jorkut dhe as rrethinës së tij.
Nju Jorku si një vend me një popullsi dhe një territor të madh ka edhe vende të cilat nuk janë përfshirë në kuadër të kodit të zonimit. I tillë është edhe ishulli i cili gjendet Manhatami, e që nuk është prekur fare nga ky kod.
Nju Jorku ishte qyteti i parë amerikan që zhvilloi një kod ndërtimi gjithëpërfshirës. Fillimisht, kodi u projektua për të penguar përhapjen e banesave të mbipopulluara dhe të rrezikshme. Me kalimin e kohës, megjithatë, kodi u ndryshua për të përmbushur sfidat e reja, duke përfshirë standardet mjedisore dhe të sigurisë. Kohët e fundit, kryetari de Blasio mori miratimin për një skemë strehimi të përballueshme e projektuar për të ngadalësuar rritjen e gentrifikimit dhe përshtatjen e ndërtesave me shijen e klasës së mesme.
Për shkak se kodi ndryshon gjithmonë, shumë prej ndërtesave të qytetit kurrë nuk do të miratohen për ndërtim. Siç raporton New Yourk Times, një firmë e investimeve të pasurive të patundshme e quajtur “Quantierra” kohët e fundit ka hulumtuar mijëra regjistra dhe zbuloi se një 40% e ndërtesave të qytetit dështojnë të përmbushin udhëzimet aktuale.
Derisa ecim përpara, është e rëndësishme të kihet parasysh se kodi formon peizazhin e qytetit. Në këtë kuptim, zyrtarët qeveritarë duhet të kujdesen për të siguruar që ata nuk po krijojnë rregulla që do të zhdukin aspektet e njerëzve të qytetit.
Kodi gjithashtu ndihmonë në ruajtjen e qytetit. Siç vëren Times, pothuajse tre të katërtat e Manhatanit e objekteve janë ndërtuar mes viteve 1900 dhe 1940. Për shkak se kodet e reja janë më kufizuese, zhvilluesit kanë një nxitje për të riparuar ndërtesat e vjetra.
Shoqata e Arteve Komunale e Nju Jorkut ka bërë thirrje për një rishikim të kodit dhe po ashtu të sqarohet tutje për të gjithë qytetarët se çfarë përfshinë kodi i zonimit dhe ku duhet të aplikohet.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login