Connect with us

Aktuale

Gashi: Pavijoni i Kosovës në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës

Published

on

Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bineales së Venedikut ku edhe zyrtarisht Kosova ka hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej”, të kuratores Eliza Hoxha.

Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Vendikut për 2018-tën e ka hapur zyrtarisht i pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi.

Në fjalën e tij të hapjes Gashi ka thënë se Prezenca e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë.

“Republika e Kosovës edhe pse një shtet i ri për nga themelimi dhe i vogël për nga sipërfaqja, me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare në këto vitet e fundit ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Duke qenë se Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve tanë kudo në botë, kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, ka thënë ministri.

Më tutje Ministri Gashi falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për mundësimin hapjes së Pavijonit të Kosovës, posaçërisht Jehona Shytin komisionere dhe kuratoren Eliza Hoxha për ideimin dhe realizimin e Pavijonit të Kosovës.

“Për mua si Ministër i Kulturës, ka qenë nder i madh që ndër vendimet e mia të para si Ministër të jetë pikërisht vendimmarrja për pjesëmarrjen e Kosovës në Ekspozitën e 16 të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018, pas një mungese të pakuptimtë në vitin e mëparshëm”, është shprehur ministri Gashi.

“Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venedikut për vitin 2018 “FREESPACE” apo HAPESIRE E LIRE, Eliza ka përzgjedhur që Kosova të prezantohet me rrëfimin për vitet e 90-ta. Një rrëfim ky i cili është shume unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive te shqiptareve te Kosovës ne vitet e -90-ta, i cili aq sa është i rëndësishëm të ndahet me të tjerët në kontekstin global”, ka shpjeguar ministri duke shtuar se beson se ka ardhur koha që edhe në kontekstin lokal, për shkak se ne nuk kemi folur, nuk kemi shkruar dhe nuk i kemi memorizuar ende zyrtarisht shume nga ngjarjet dhe temat që e kane ndikuar shtet formimin e Kosovës ndër vite.

“Kjo ka posaçërisht rendësi edhe për gjeneratat e reja qe ta njohin me mire vendin e tyre dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Jam shumë i lumtur që përveç se rrëfimi ynë para botës në Bienalen e Venedikut jep një pasqyrë të rezistencës sonë kolektive, kjo nismë brenda nesh do ta hap derën edhe për rrëfimet e tjera të këtyre viteve që i kontribuuan shtet ndërtimit të Kosovës”, tha ministri për fund në fjalimin e tij kur edhe e shpalli të hapur Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 25 nëntor.

Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrja e Mjedisit dhe Plabifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, artistë, arkitekt të shumtë vendorë e ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përshëndeti hapjen e Pavijonit të Kosovës, duke e komentuar instalimin e pasqyrave në Pavilionin e Kosovës dhe tha, “Artistja Eliza Hoxha , arriti ta bartë një pafundësi të shpresave dhe të hapësirës, dhe në të njëjtën kohë mundësitë dhe ambiciet që i kemi ne si komb. Kosova po ecë përpara. Kosova nuk është më e kufizuar.” Kjo e fundit i referohej kufizimit të cilin e kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës përgjatë të ‘90-tave.

Kuratorja e Pavijonit të Kosovës, Eliza Hoxha theksoi se Pavijoni i Kosovës është një shtëpi e cila përbrendësoi funksionet publike duke e kompensuar qytetin. Ato vite sjellin në pah solidaritetin, mobilizimin dhe aktivizmin e përgjithshëm kolektiv në ëndrrën për Kosovën si hapësirë e lirë.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në fjalimin e tij tha që, “Ne jemi popull kreativ. Ne kemi kaluar luftën dhe kur ta shikosh Kosovën, mezi vërehen dëmet nga e kaluara. Kjo është pasi që kemi një rini dinamike të cilët punojnë, kanë fantazi dhe janë kreative.”

Për më tepër Pavijoni i Kosovës u nderua edhe nga prezenca e Presidentit të Bienales së Venedikut, Paolo Barrata.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending