Featured
Gashi kandidatëve për Prishtinë: Mos na ofendoni, krijoni qasje në të gjitha trotuaret e Prishtinës
Koordinatori i “Handikos”, Rinor Gashi, ka kritikuar kandidatët për kryetarë të Prishtinës, të cilët vetëm në kohë fushatë i kanë vizituar duke u dhënë premtime.
Gashi, tha se me premtime klishe si “do të ua bëjmë jetën më të lehtë personave me aftësi të kufizuara”, dhe paraqiteni se janë të ndjeshëm ndaj kesaj ceshtje, më shumë i ka ofenduar ata sesa që u kanë ndihmuar.
Për këtë Gashi thotë se do të mund ta kenë votën e tij dhe të personave tjerë nesh i plotësojnë kërkesat e tyre elementare.
“1. Gjate mandatit 4 vjeçar të krijohet qasje ne t gjitha trotuaret e Prishtinës; 2. Gjatë vitit të parë të bëhet një plan 3 vjeçar, ku prioritizohen objektet e vjetra në të cilat duhet të rregullohet qasja gjatë këtij mandati; 3. Asnjë leje ndërtimi apo pranim teknik nuk lëshohet për ndërtesat me destinim publik nëse nuk i përmbush kriteret për qasje; 4. Çdo fëmije me aftësi të kufizuar të ketë mundësi shkollimi; 5. Te krijohet fond i veçantë për organizatat që ofrojnë shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara; 6. Te respektohet kuota e punësimit që çdo i 50-ti i punësuar të jetë person me aftësi të kufizuar në të gjitha institucionet që menaxhohen nga Komuna, dhe të jepni grante për hapjen e bizneseve te reja”, shkruan ai në Facebook.