Aktuale
GAP: Premtimet e Shpend Ahmetit që s’u realizuan as këtë herë

Edhe dy vite pas zgjedhjeve të fundit lokale, shumë nga premtimet e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti vazhdojnë të mbesin veçse premtime, sipas hulumtimit të Insitutit GAP.
Prej gjithsej 22 projekteve infarstrukturore sa është zotuar se do t’i përfundojë, 21 prej tyre nuk kanë përfunduar akoma, madje disa prej tyre as nuk kanë filluar së realizuari, transmeton Ndërtimi.info.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Instituti GAP, i cili së fundmi ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore gjatë periudhës janar 2018- dhjetor 2018.
Sipas këtij hulumtimi, në Komunën e Prishtinës nga të 22 premtimet e deritanishme i jetësuar kosiderohet vetëm projekti i rindërtimit të rrugës “Richard Holbrooke” dhe zgjerimi i rrugëve “Holger Petersen dhe “Gjilani” në Hajvali, raporton Ndertimi.info.
Ndër premtimet që akoma s’u përfunduan përfshihen edhe disa projekte të tejdiskutuara si ajo e parkingut nëntokësor, mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, ku parashihet të krijohet edhe parku kryesor i qytetit si dhe lidhja e pllatos së Pallatit të Rinisë me pllatonë e Hotelit Grand.
Për projektin e parkingut nëntokësor, Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti në dhjetor të 2018-tës kishte deklaruar për Ndërtimi.info se projekti do të fillonte në muajn mars të këtij viti(2019).
Ndërkohë që muajin e kaluar Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota tha se punimet për këtë parking me mbi 500 vendparkingje, në vlerë të rreth 12 milionë eurosh do të fillojnë në verë të këtij viti.
Rikujtojmë se zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën në tetor të vitit 2017./Ndërtimi.info/
SHIKO RAPORTIN E PLOTË
