Featured
Gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë mobilimit

Po ju sugjerojmë 10 gabime që nuk duhet t’i bëni në arredimin e një shtëpie të vogël.
Tavani me ngjyra
Kur keni një shtëpi jo shumë të madhe është e rëndësishme të mos bëni gabime në arredimin e saj. Një ndër to është lyerja e tavanit me ngjyra. Tonalitetet si
e hirtë e errët, vjollcë dhe e zezë tentojnë të errësojnë vendin. Ndërsa ngjyrat e çelura refektojnë dritën dhe e bëjnë hapësirën vizualisht më të madhe.
Shumë objekte arredimi
Për të zbukuruar një sallon të vogël është e rëndësishme të mos e kompletoni me shumë objekte arredimi. Limitohuni me mobiliet më të nevojshme dhe funksionale. Kjo do të shërbejë për të bërë më të dashur arredimin e brendshëm.
Perde me dekor apo te errëta
Në pamje të parë mund t’u duket si diçka pa shumë rëndësi por përdorimi i perdeve të gabuara mund te inuencojë dekorin e shtëpisë. Zgjidhni versionet me panele në mënyrë që të lironi dritën dhe evitoni tipologjitë e ngarkuara ose te errëta.
Mobiliet e mëdha
Keni gjetur arredimin perfekt për shtëpinë tuaj por mendoni se është disi e madhe? E vetmja gjë qe duhet te bëni është te hiqni dorë. Estetika mund te korrespondojë me stilin që preferoni por të vendosni mobilie të mëdha në një shtëpi të vogël mund të jetë diçka jo estetike.
Drite jo e përshtatshme
Pasi te keni lyer muret dhe tavanin me ngjyre te çelur kujdesuni për ndriçimin ne shtëpi. Shfrytëzoni sipërfaqe reektuese
duke i bere kështu ambientet e
shtëpisë me ndriçuara.
Një drite e dobët mund te beje qe shtëpia juaj te duket edhe me e vogël.
Dollap ne korridor
Te sistemoni një dollap në korridor mund të jetë me të vërtet diçka jo praktike nëse nuk keni shume hapësirë. Për te ndrequr problemin zgjidhni rafte te cilat vendosen në mure.
Vende kse
Ne disa ambiente si ne kuzhine është e rëndësishme te keni disa plane pune por mos u nxitoni duke krijuar vende kse
një karroce do te ishte me duhur nëse
keni një kuzhine te vogël.
Dizajni i shkallëve
Ne arredimin e një shtëpie te vogël zëvendësoni shkallet me një tipologji më funksionale, mbase me sirtar që ju lejojnë të fusni objekte te ndryshme brenda.
