Aktuale
FSK në krah të suharekasve pas vërshimeve

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe sot kanë vazhduar që t’iu dalin në ndihmë banorëve të Komunës së Suharekës pas vërshimeve që ndodhën katër ditë më parë.
Vërshimet që ndodhën natën e së mërkurës ka shkatërruar shumë shtëpi dhe rrugë si dhe ka shkaktuar shumë dëme të mëdha materiale.
Marrë parasysh që nevojat e qytetarëve janë të mëdha, zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së Burim Ramadani ka treguar se FSK do të vazhdoj t’iu dalë në ndihëm banorëve të kësaj zone edhe në ditët e ardhshme.
“FSK vazhdon mbështetjen për Suharekën. Në ditën e katërt të mbështetjes, vizitova sërish pjesëtarët e FSK-së që po vazhdojnë operacionin në mbështetje të qytetarëve dhe komunës së Suharekës, pas vërshimeve në natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Vizitën, bashkë me Kryetarin Bali Muharremaj, e bëmë në Grejkoc të Suharekës. Duke ditur nevojat e qytetarëve janë të mëdha, FSK nuk është ndalur që nga e enjtja dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.
Poashtu në terren ka dalur edhe kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj për të përcjellë nga afër gjendjen dhe për t’iu ardhë në ndihmë familjeve të prekura nga uji.
Ai përmes faqes së tij zyrtare në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se ka nisur edhe dezinsektimi i shtëpive të prekura nga vërshimet me qëllim të shmangie së ndonjë epidemie të mundshme.
Do të bëhet dezinfektimi në secilen shtëpi të prekur nga vërshimet në Komunën e Suharekës.
Duhet të fillojmë menjëherë ngase nga vonesa të ndryshme mund t’i ekspozohemi ndonjë epidemie të mundshme.
Shpërndarja ka filluar në qytet dhe do të vazhdoj nëpër fshatra, ku secili mund ta shpërndaj në oborrin e tij”, ka shkruar Muharremaj.
