Arkitekturë
Francë: Gjykata Administrative ndalon makinat pranë lumit Seine

Kryebashkiakja e Francës, Anne Hidalgo me miratim të Gjykatës Administrative të Parisit arriti ta mbrojë planin e saj për ndalimin e makinave, rreth brigjeve të lumit Seine, të Francës.
Plani ambicioz nga kryebashkiakja e Parisit për ta bërë zonën rreth brigjeve të “Seine” më miqësore për këmbësorët, ka pastruar një pengesë të madhe ligjore, shkruan “Curbed”, transmeton Ndërtimi.info.
Sipas Anne Hidalgo kjo është rruga kryesore që të mbrohet trashëgimia e turzmi dhe të luftohet ndotja e ajrit.
Në vitin 2016 autostrada urbane që kalon pranë Bankës së Djathtë, nga kopshtet e Tuileries në tunelin e Henri IV-një, zonë që është pjesë Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u mbyll përgjithmonë në automjete dhe u shndërrua në një shëtitore për ecje dhe për biçikleta, shkruan “Cubed”, transmeton Ndërtimi.info.
Pothuajse menjëherë, vendimi u ndesh me kundërshtimin e politikanëve konservatorë dhe grupeve të avokatisë automobilistike dhe në shkurt të vitit 2018, një gjykatë e Parisit vendosi të ndryshojë vendimin e kryetarit të bashkisë dhe të rihapë rrugën për makina.
Kjo vendim u ankimua dhe këtë javë. Një gjykatë më e lartë, si ajo administrave ka deklaruar se rruga duhet të jetë një hapësirë publike pa makina.
Mbyllja e autostradës u propozua për herë të parë nga Hidalgo si pjesë e një fushate më të madhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit “Paris Breathes”.
Ndotja në kryeqytetin e Francës konsiderohet ndër më të këqijat në Bashkimin Europian dhe madje ndonjëherë konkurron me nivelet e ndotjes në Pekin dhe Kinë.
Sipas ekspertëve të pavarur, ekspertët mjekësorë kanë cilësuar ndotjen e ajrit si një faktor kontribues në 2,500 raste të vdekjeve në qytet dhe 6,600 në zonën më të madhe metropolitane brenda çdo viti./Ndërtimi.info/
