Aktuale
Franca dhe Italia po shqyrtojnë mundësinë që të bëjnë vetëm 4 ditë pune

Disa vende evropiane si Franca dhe Italia janë duke shqyrtuar mundësinë që të bëjnë vetëm katër ditë pune.
Ekonomistët e pranojnë se reduktimi i kohës së punës së bashku me masat e tjera, është një mjet i përshtatshëm për të ruajtur vendet e punës dhe gjithashtu duke krijuar një numër të caktuar të vendeve të reja të punës. “Frika për punën 4-ditore është e pabazë. Ndryshimi nga gjashtë deri në pesë ditë ndodhi jo shumë kohë më parë, në vitet ‘50 dhe ‘60 dhe ekonomia nuk vuajti, madje, ndodhi e kundërta”, thonë ekonomistët.
Sidoqoftë, disa prej këtyre shumë ekonomistëve, sidomos Pierre Larrouturou nga Franca beson se mund të shpëtohen dhe krijohen shumë punë të tjera, duke kufizuar javën e punës në katër ditë, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, punonjësit do të kenë kohë më të lirë se sa të punojnë pesë ditë në javë. “Në profesione të caktuara është e mundur të punohet më pak në ditë të caktuara, por jo në industri të tjera”, thotë ish-këshilltari kombëtar Jean-Claude Rennwald.
Madje, kjo mundësi po shqyrtohet edhe në Zvicër. Punëtorët kanë më shumë stres, dhe gjithashtu janë shumë të ngarkuar. Madje, shumë prej tyre punojnë më shumë se 40 apo 45 orë në javë.
Kjo gjithashtu ka efektet tjera pozitive, sepse ka më shumë kohë për familje, derisa gjithashtu punëtorët mund të jenë edhe më produktiv në orarin e ri.
Edhe financimi nuk është problem, derisa për këtë do të prekeshin kompanitë.
Nëse punohet vetëm 32 orë në javë, atëherë, do të krijoheshin më shumë vende të punës.
