Arkitekturë
Fotografitë e reja zbulojnë ndërtesën ekspetimentale brutaliste të braktisur

Rrënojat e Casa Sperimentale, një shtëpi peme eksperimentale nga betoni, e ndërtuar nga Giuseppe Perugini dhe Uga de Plaisant, janë fotografuar për një ekspozitë të re.
Patrick Weber dhe Sabine Storp, arkitektë dhe hulumtues në “The Bartlett”, morën
nismën që të dokumentojnë tërësisht arkitekturën e çuditshme, e cila tani nuk është
në gjendje të sigurt, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Weber dhe Storp bashkëpunuan me fotografin Andy Tye dhe kompaninë e skanografisë
3D “ScanLAB” për të dokumentuar ndërtesën e shkatërruar, duke paraqitur gjendjen
e saj të tanishme, duke i lejuar të gjithë atyre që janë kurioz për të
eksploruar rrënojat misterioze në disatancë.
Casa
Sperimentale, e njohur edhe si Casa Albero, u ndërtua nga një familje e arkitektëve
italianë përgjatë shtatë viteve në qytetin bregdetar të Fregene, pranë Romës.
Giuseppe Perugini, bashkëshortja e tij Uga de Plaisant, dhe më vonë djali i
tyre Raynaldo Perugini, eksperimentuan me teknika të reja të ndërtimit në
stilin brutalist gjatë viteve 1960 dhe 1970. Ata e përdorën këtë shtëpi si një
mundësi për të eksperimentuar me teknika arkitektonike dhe forma të ndryshme të
hapësirës jetësore.
Ngritur në mesin e pishave, Casa Sperimentale është një ndërtesë unike e formuar nga forma gjeometrike. Qëllimisht, ajo është projektuar që të mund të zgjerohet në të ardhmen.
Arkitektura brutaliste është në rrezik në të gjithë Evropën. Në Skoci “Seminari i Shën Pjetrit”, një pjesë tjetër eksperimentale e arkitekturës brutaliste, gjithashtu është rrënuar, ndërsa parkingu i “Welbeck Street” në Londër, me fasadën e mrekullueshme më trekëndësha, do të rrëzohet dhe do të zëvendësohet me një hotel luksoz.





