Arkitekturë
Fotografi të mahnitshme të arkitekturës së braktisur
Këtë Halloween, kemi sjellë fotografitë më të mira të hapësirave drithëruese, duke përfshirë një qytet të “përbirë” nga rëra, një park japonez të lënë pas dore dhe një ndërtesë të rrënuar dikur spital psikiatrik.
Les Sables du Temps nga Romain Veillon
Fotografi francez Romain Veillon eksploroi një qytet të braktisur që ngadalë po konsumohet nga shkretëtira e Namibit për të krijuar këto imazhe të ndërtesave me dunat e rërës të pronave dikur të pasura.
Zbulimi i diamanteve në fillim të shekullit të 20-të nxiti krijimin e Kolmanskop , një vendbanim për minatorët gjermanë, por u braktis vetëm 50 vjet më vonë kur burimet u harxhuan. Tani, qyteti fantazëm gradualisht po zhduket nën rërë.
Nara Dreamland nga Romain Veillon
Veillon gjithashtu fotografoi peizazhin e braktisur dhe të mbipopulluar të Nara Dreamland, një park lodrash i ndërtuar më 1961 si një lloj i “Disneyland” në Japoni.
Ai përfundimisht u mbyll në verën e vitit 2006, por atraksionet e tij mbetën në vend për më shumë se 10 vjet, para se të shkatërroheshin në fund të vitit 2016. Veillon arriti të fotografonte strukturat pak para se të shkatërroheshin nga buldozerët.
Abamndoned Asylmus nga Matt van der Velde
Fotografi kanadez Matt Van der Velde vizitoi spitalet e braktisura dhe të shkatërruara në Amerikën e Veriut, dikur përdoreshin për të strehuar dhe trajtuar pacientët që vuanin nga çrregullime psiqike, ku shumë pacientë në shekullin e 19-të kaluan shumicën e jetës së tyre të izoluar.
Këto ndërtesa të mëdha u përdorën deri në vitet 1950. Departamentet u lanë në gjendje të ndryshme, disa krejtësisht të zbrazëta, dhe të tjera ende me të gjitha mobiljet dhe pajisjet në vend.
Soviet Ghosts nga Rebecca Litchfield
Fotografja Rebecca Litchfield ka vizituar vendet ish-sovjetike për të dokumentuar strukturat dikur monumentale rreth Bllokut Lindor të cilat janë lënë pas dore.
Ajo vizitoi spitalet, kazermat ushtarake, burgjet, stacionet e spiunazhit, sallat sportive dhe më shumë duke kaluar vjedhurazi sigurinë dhe personelin ushtarak për të hyrë brenda në ndërtesat e braktisura.
Abandoned nga Christian Richter
Fotografi gjerman Christian Richter ka hyrë në më shumë se 1mijë ndërtesa të braktisura në Evropë që nga viti 2011, për të fotografuar gjendjen e tyre të tanishme.
I ndihmuar nga një rrjet miqsh që sugjerojnë vende të reja për të vizituar, ai përpiqet që t’i mbajë vendet e fshehta për të parandaluar vandalizmin e tyre.
Übergang nga Josef Schulz
Pikat e kontrollit ushtarake dhe stacionet kufitare në Evropë janë përfshirë në këtë seri fotografishë nga polaku Josef Schulz.
Me emrin Übergang (nga gjermanishtja Kalim), seria e fotografive përshkruan kufijtë transnacionalë që janë bërë të tepërt. Ai gjithashtu ka manipuluar me çdo fotografi në mënyrë që mjedisi të duket i mbuluar me mjegull.
Home Less nga Nelson Garrido
Këto imazhe nga fotografi portugez Nelson Garrido zbulojnë ndërtesa të braktisura pas krizës së fundit financiare.
E para e paraqitur në Bienalen e Arkitekturës në Venedik të 2016-ës, Seria “Home Less” përmban ndërtesa nga të gjitha anët e Portugalisë, nga vilat e pushimeve deri në blloqet e strehimit masiv. Disa u lanë të braktisura pas përfundimit, ndërsa të tjerët u braktisën para se të përfundoheshin.