Arkitekturë
Fotografët italianë dokumentojë arkitekturën e pasluftës Sovjetike, në Gjerorgji

Fotografët e njohur Roberto Conte dhe Stefano Perego, nëpërmjet koleksionit të tyre të fundit fotografik, kanë sjellë imazhe mahnitëse të arkitekturës dhe monumenteve kulturore që i takojnë periudhës së pasluftës në Gjeorgjinë Sovjetike.
Conte dhe Perego fotografuan 12 objekte të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore, në Gjeorgjinë. Vend ky i cili ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik që nga viti 1922 kur edhe u krijua e deri në rënien e tij në vitin 1991, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Në një prononcim të bërë për Dezeen, Stefano Perego tha se këto objekte akoma kanë një ndikim të fuqishëm dhe se është shumë interesante mënyra se si janë krijuar.
“Ajo që më pëlqen tek këto ndërtesa është bukuria e tyre e pazakontë dhe ndikimi i fuqishëm. Është interesante të shohësh se si çdo vend i ish-Bashkimit Sovjetik zhvilloi qasjen e vet për planifikim dhe ndërtim”, është shprehur Perego.
Ai deklaroi se ndonëse nuk janë shumë të njohura në botë, këto objekte kanë lënë gjurmë të mëdha të një epokë historike.
“Edhe nëse nuk janë shumë të famshme, këto ndërtesa kanë një dizajn mbresëlënës dhe një ndikim shumë të fortë vizual. Ata tregojnë shumë për një epokë kreativiteti e eksperimentalizmi dhe dëshmojnë vlerat artistike, shpjegoi Perego.
Koleksioni përfshin një kompleks ndërtesash ikonike në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis, që më parë përbënin ish-Ministrinë e Ndërtimit të Autostradave (tani selia e Bankës së Gjeorgjisë), të ndërtuara nga George Chakhava dhe Zurab Jalaghania në vitin 1975 dhe Pallatin e Ritualeve, të ndërtuar nga Victor Djorbenadze në vitin 1980.
Fotografi tjetër, Roberto Conte në lidhje me to u shpreh se janë pjesë e trashëgimisë arkitektonike gjeorgjiane, që ekzistojnë para se arkitektët ndërkombëtar të sillnin projektet e tyre në këto hapësira.
“Para përfshirjes së arkitektëve ndërkombëtarë në Tbilisinë bashkëkohore, arkitektët vendas arritën të dizajnojnë ndërtesa jashtëzakonisht interesante që absorbojnë ndikimet globale dhe sovjetike dhe pastaj bashkohen në një stil të veçantë lokal, potencoi Conte.
Ai tregoi se dizajni ka një përzierje interesante dhe është absolutisht mahnitës.
“Dizajni në vetvete është absolutisht mahnitës, ka një përzierje interesante të dizajnit të planifikuar nga arkitekti sovjetik dhe konstruktivist, El Lissitzky, në vitin1920,” shpjegoi Conte.
“Pallati i ritualeve” u ndërtua për të siguruar një vend solemn për dasma dhe ritualet jo fetare. Bashkimi Sovjetik ishte ‘zyrtarisht ateist’ dhe gjatë sundimit të saj shumë prej këtyre strukturave u ndërtuan për tu përdorur në vend të hapësirave të adhurimit.
“Hulumtimi ynë na solli drejt bazave të braktisura të ushtrisë sovjetike të shpërndara në të gjithë pyjet e ish Gjermanisë Lindore. Eksplorimi i këtyre vendeve ngriti interesin tonë kohëve të fundit, për këtë pjesë të historisë “, tha Conte në Dezeen.
Imazhe të tjera përmbajnë skulptura, monumente, ndërtesa arsimore, blloqe të zyrave etj. Shumë prej ndërtesave janë në gjendje të rëndë, të shkatërruara dhe në rrezik që të bien e të rrënohen.
Perego dhe Conte u takuan në vitin 2006 teksa fotografonin vende të braktisura në periferi të Milanos. Së bashku ata vazhduan të eksplorojnë dhe të hulumtojnë arkitekturën e braktisur që përmbanë edhe tema të rëndësishme historike në mjedisin e ndërtuar.
