Arkitekturë
Forumi “Share Tirana 2018” që bëri arkitektët e rajonit bashkë [video]

Më 20 shkurt në Tiranë u mblodhën arkitektë nga i gjithë Ballkani dhe disa nga Europa Perëndimore në Forumin e Arkitekturës “Share Tirana 2018”.
Uran Haxha
Një audiencë e madhe nga e gjithë rajoni dëgjuan prezantimet dhe risitë, të cilat i prezantuan arkitektët e ftuar si folës.
Një nga ata që shkëlqyen me prezantim, duke e pasuar me shumë fotografi nga pjesëmarrësit në puzën e kafesë, ishte arkitekti Përparim Rama. Ai për mikrofonin e Ndërtimi.info tregoi për prezantimin e tij, “Hapësira dhe emocioni”.
“Ideja e perzantimit ishte që ideja e arkitektit ose arkitekturës është me përgjegjësi të madhe dhe hapësirat që ne i krijojmë, kanë impakt të drejtpërdrejt në ndjenjën e njeriut. Ato janë ose pozitive ose negative, nuk janë ashtu ‘zero sum’. Tjetra ishte që teknologjia e sotit të jep mundësi të punosh në gjithë botën. Nuk kemi arsye të ndalemi vetëm në një vend, posaqërisht me zhvillimin e industrisë në Kosovë, mua dhe studios sime na mundëson një kolaborim mes vete dhe implementim të projekteve në gjithë botën”, tha Rama.
Nga Kosova në Share Tirana 2018 ishte edhe arkitekti Astrit Nixha, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Sipas Nixhës, nga ajo që shihet në këto organizime, problemet janë të njëjta ndër gjithë rajonin e Ballkanit.
“Te këto tri pjesët tona: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri janë totalisht të njëjta. Sa po e kuptoj këso probleme janë edhe në Bullgari. Njëjtë e kemi ne. Ne e kemi një problem të madh, edukimin e klientëve. Duhesh të biesh në nivelin e kërkesave arkitektonike që të mund të kryesh një punë, se klientët vonë kanë nisur të dalin në Europë dhe po thonë po e dua një qasi. Nuk po e lëjnë at individualitetin e personit me e shpreh”, tha Nixha.
E homologu i Nixhës nga Shqipëria, Armand Vokshi tha se organizimet e tilla po bëjnë që të ketë interaktivitet shumë të mirë mes arkitektësh.
“Është një moment shumë i mirë për të parë konceptet dhe pikëpamjet e të gjithë këtyre njerëzve”, tha ai, duke shtuar se ka pasur pjesëmarrje masive./ndertimi.info/
