Aktuale
Fondacioni “Valon Vataj” fillon renovimin e Çerdhës “Fluturat” 40 vjet të vjetër
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/61613758_1380651812087367_4860777981108289536_o.jpg)
Një objekti që ka afro 40 vjet pa u prekur nga dora e njeriut për t’u rregulluar, që është Çerdhja e Suharekës, të cilës po i vijnë ditë të mira.
Mu në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, Fondacioni “Valon Vataj” mori iniciativën për ta renovuar të tërën, për t’i dhënë një gjendje të rregulltë.
Punët po kryheshin nga punëtorët e KAWA Construction, që me koeçidencë kishin ditën e parë të punës në këtë vepër humanitare.
Vet bartësi i fondacionit, Valon Vataj, njëherësh drejtor ekzekutiv i KAWA Group ndihej shumë i gëzuar se po zhvillohen këto punime në qytetin prej ku edhe ka prejardhjen.
“Ajo çka është premtuar disa muaj më herët, sot po fillon të bëhet realitet. Po fillon të bëhet realitet kthimi i buzëqeshjes së fëmijëve, të cilët për një periudhë të gjatë nuk kanë pasur mundësi të shijojnë një infrastrukturë të mirë, të cilët ata e meritojnë. Sot Fondacioni ‘Valon Vataj’ vetëm ka filluar renovimin e çerdhës që do të përfundojë për 60 ditë”, ka thënë Vataj, duke premtuar se do të ketë edhe aksione tjera nga Fondacioni “Valon Vataj”.
Kurse kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj padyshim se u shpreh me ngazëllim se po ndodh një renovim i cili do t’iu kthejë buzëqeshjen fëmijëve.
“Sot Theranda ka dy dhurata, kjo është dhurata e parë për gjithë fëmijët e qytetarëve dhe komunës. Unë shpreh falenderim për drejtoreshën, por edhe Fondacionin ‘Valon Vataj’ që ka gjetë gatishmërinë për këtë dhuratë, që nuk është lehtë me i dhuru 100 mijë euro”, ka thën Muharremaj.
Drejtoresha e Çerdhes, Arlinda Bajraktari u shpreh se kjo që po ndodhë është ngjarje e madhe.
Punët në këtë çerdhe pritet që të përfundojnë për 60 ditë pune.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)