Connect with us

Featured

Flet ish-inspektori i ndërtimeve në Prishtinë, që iu gjetën mijëra franga, dollarë dhe euro

Published

on

Afro 10 mijë franga zvicerane, 2.600 dollarë dhe 1.860 euro i janë gjetur në shtëpi ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Skënder Canolli, pas bastisjes nga policia në vitin 2014.

Mirëpo ish-inspektori ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e këtyre parave në shtëpi. Megjithatë, ai gjatë marrjes në pyetje, të hënën, para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka pohuar se paratë nuk kanë qenë të tij, por të babait, shkruan Koha Ditore.

Si njëri nga 10 të akuzuarit në gjykimin ndaj inspektorëve të Komunës së Prishtinës, Canolli u mor në pyetje nga avokati i tij mbrojtës dhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë në gjykim.

Ai u pyet lidhur me funksionin që kishte para dhe gjatë kohës për të cilën dyshohet që Canolli ka kryer veprën penale me të cilën akuzohet.

“Kam punuar si shofer deri rreth vitit 2008 pastaj kam punuar si zyrtar për përmbarim në komunë. Detyrat e mia ishin organizimi i kompanisë për rrënim”, u përgjigj Skender Canolli në pyetjen e mbrojtjes së tij, raporton insajderi.

Më tej, mbrojtja kërkoi nga Canolli ta shpjegojë procedurën e rrënimit të një objekti gjatë detyrës së tij si zyrtar për përmbarim.

I akuzuari Skender Canolli deklaroi se pranonte urdhra nga shefi i sektorit dhe inspektorët.

Tutje, Canolli shpjegoi se fillimisht shefi i sektorit përpilonte një akt për rrënim e më pas njoftohej kompania për rrënim për ta organizuar rrënimin dhe pastaj njoftonte edhe inspektorin i cili, sipas tij, përcaktonte se çka duhej të rrënohej.

Mbrojtja e pyeti të akuzuarin nëse i janë dorëzuar ndonjëherë 36 vendimet për rrënim për objektet që janë pjesë e aktakuzës, por Canolli mohoi të kishte pranuar 35 vendimet për rrënim, “me përjashtim të një vendimi ndaj një objekti të investitorëve Pozhegu Brothers”.

Këtë vendim, Skender Canolli tha se ia kishte dorëzuar shefi i sektorit dhe se kishte qenë i protokolluar.

Skender Canolli u pyet nga mbrojtja e tij edhe në lidhje me veturën dhe paratë që i janë konfiskuar.

“Vetura është blerë nga djali im”, tha Canolli, ndërkaq paratë në valutën franga dhe dollarë të gjetura në banesën e tij i takonin babait të tij, që tha se i kishte marrë nga familjarët që jetonin në Zvicër gjatë vizitave që u kishte bërë atyre brenda një periudhe prej 10 viteve.

I akuzuari Skender Canolli u mor në pyetje edhe nga avokatët mbrojtës së të akuzuarve të tjerë në gjykim.

Seanca e radhës do të vazhdoj më 14 nëntor.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi.

Që të gjithë këta janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e prokurorisë.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori Ismet Haliti dhe të akuzuarit Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore.

Prokuroria po ashtu pretendon se të akuzuarit nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal i cili e ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale.

Canolli dhe nëntë të akuzuarit e tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

 

 

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending