Aktuale
Flet Dekani Zejnullahu: Kjo është arsyeja pse s’u akreditua programi “Gjeodezi”

Mos-kompletimi i dokumentacionit të profesorit që jep lëndën “Gjeodezi” po del të jetë arsyeja që Këshilli Shtetërorë i Cilësisë së Agjencisë së Akreditimit ta suspendoj akreditimin e programit “Gjeodezi” Bachelor.
Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Avdullah Zejnullahu, i tha Ndërtimi.info se Agjencia e Akreditimit nuk ka arritur që ta vërtetojë se profesori Bashkim Idrizi nuk ka marrëdhënie të rregullt pune në Maqedoni.
“Prej tre bartësve, njëri prej tyre është kontestu për shkak të dokumentacionit sepse nuk kanë mundur me u bind se a ka marrëdhënie të rregullt me Maqedoninë apo s’ka, se ai është i Shkupit sepse nuk ka të drejt të ketë marrëdhënie të rregullt. Ne tash jemi duke e kompletuar dokumentacionin. Për shtetasit që janë jashtë Kosovës, përveç dokumenteve tjera sikurse të Kosovës kërkohen edhe disa dokumente shtesë, leje qëndrimi, e dyta është leja e punës që tregon që ai nuk i punësuar. Ne do t’i kompletojmë dhe do të bëjmë ankesën. Bëhet fjalë për profesorin Bashkim Idrizi që jep lëndën ‘Gjeodezi’”, tha Zejnullahu.
Megjithëkëtë, Zejnullahu tha menjëherë pas marrjes së vendimit të Agjencisë së Akreditimit, sot kanë vazhduar që ta kompletojnë dokumentacionin dhe se deri të hënën gjithçka do të jetë e gatshme.
“30 ditë kemi afat. Por ne kemi nis me kompletu dokumentacionin deri të hënën do ta kompletojmë dhe kjo është e vetmja arsyeje dhe është arsyeje e ligjshme”, përfundoi ai.
Ndërkohë që vendimin e Agjencisë së Akreditimit, e kanë kundërshtuar studentët që tashmë po vijojnë studimet në programin “Gjeodezi”.
Kundër dhe vendim pa bazë ligjore e kishte quajtur edhe Shefi i Katedrës, Përparim Ahmeti dhe kryetari i Shoqatës së Gjeodetëve, Murat Hoxha.
https://ndertimi.info/studentet-e-gjeodezise-te-shqetesuar-per-mos-akreditim/
https://ndertimi.info/dekani-i-fna-se-tregon-se-pse-spo-akreditohet-programi-i-gjeodezise/
