Arkitekturë
Firma”SOM” tregon se si do të duket “Fshati i Hënës, që do të ndërtohet në sipërfaqen hënore

Pesë dekada pasi njerëzit shkelën për herë të parë në Hënë, një iniciativë e re është duke u zhvilluar për të na kthyer sërish atje. E këtë herë, aspiratat janë të zhvendosemi atje në mënyrë të përhershme.
Për këtë çështje studio e njohur e arkitekturës Skidmore, Owings & Merrill LLP (SOM), në partneritet me Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) dhe Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT), kanë shpalosur një dizajn për të ashtuquajturin “Fshati i Hënës” një koncept i paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i ESA-s Jan Woerner, për habitatin e parë njerëzor në sipërfaqen hënore .
ESA dhe MIT dhe SOM kanë bërë masterplanin, dizajnin dhe gjithë inxhinierinë e vendit ku pritet të realizohet projekti, transmeton Ndërtimi.info.

“Projekti paraqet një sfidë krejtësisht të re për fushën e dizajnit arkitektonik. ‘Fshati në Hënë’ duhet të jetë në gjendje të mbështesë jetën e njeriut në një mjedis tjetër të pabanueshëm”, u shpreh partneri në studion “SOM”, Colin Koop.
Zgjidhja e këtyre sfidave kërkon bashkëpunim ndërdisiplinor dhe një mënyrë krejtësisht të re për t’iu qasur problemeve më të ndërlikuara të industrisë hapësinore. ESA po siguron një gamë të gjerë ekspertize nga Qendra Evropiane e Astronautëve dhe Qendra Evropiane e Kërkimeve Hapësinore dhe Teknologjisë. Kjo përvojë shoqërohet edhe nga Fakulteti nga Departamenti i Inxhinierisë së Hapësirës së MIT-it dhe përvoja e madhe e studios “SOM” në arkitekturë, inxhinieri, planifikim urban dhe dizajn të qëndrueshëm, për të sjellë një qasje mahnitëse të projekt.
“Fshati i Hënës” është një koncept i hapur dhe shumë-partnerësh i cili përshtatet në reflektimin e ESA-s mbi eksplorimin e ardhshëm të hapësirës./Ndërtimi.info/

