Arkitekturë
Firma e njohur e arkitekturës shpall konkurs për praktikantë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/mvrd1.jpg)
MVRDV është një firmë që vepron në nivel global me një ekip prej më shumë se 180 punonjësish, të dedikuar për arkitekturën e re dhe dizajnin urban. Ajo u themelua në vitin 1993, ka selinë e saj në Roterdam dhe një degë në Shangai që prej 6 vjetësh.
MVRDV është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Ata janë të përkushtuar që të trajtojnë të gjithë punonjësit dhe aplikuesit në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga gjinia ose gjendja martesore, raca ose ngjyra, kombësia ose origjina etnike, feja apo besimi fetar, orientimi seksual, aftësitë e kufizuara ose mosha.
Ajo fton kandidatët e kualifikuar që aktualisht studiojnë arkitekturë ose urbanizëm për të aplikuar për pozicionin e Arkitekturës ose Urbanistikës.
MVRDV janë në kërkim të kandidatëve kreativë dhe inovatorë me një vizion që pasqyron punën tyre.
Kërkesat për të aplikuar janë këto:
Aftësi të shkëlqyera në dizajn dhe CAD
Njohuri dhe shkathtësi mbi Adobe 2D dhe 3D.
Të qëndrueshëm ndaj stresit në punë
Në gjendje të punojë me ekipet ndërkombëtare
Dokumentet e shkruara të regjistrimit në një universitet ose akademi
Të flasë rrjedhshëm anglisht
Kandidatët që flasin rrjedhshëm në një nga gjuhët në vijim do të favorizohen: mandarin, frëngjisht, gjermanisht, holandisht / flamane
Kandidatët nga brenda BE-së u kërkohet një vizë studimi ose shkëmbimi (Exchange)
Kandidatët nga jashtë BE-së duhet të organizojnë vizat e tyre dhe lejet e punës
Të jetë në dispozicion për të punuar për një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh ose një viti. MVRDV aktualisht punëson praktikantë për të filluar nga shkurti i vitit 2018
Përjashtimet janë të mundshme për kandidatët e shkëlqyer
Për kandidatët e përzgjedhur MVRDV ofron një zyrë shumë dinamike, e orientuar ndërkombëtarisht dhe kreative, me shumë kolegë entuziastë që punojnë në projekte në shkallë të ndryshme në të gjithë botën.
Procesi i edukimit është i larmishëm dhe intensiv. Në MVRDV, praktikantët janë pjesë e ekipit të dizajnit dhe krijojnë aftësi të reja në shumë nivele, nga procesi i dizajnimit deri te modelimi dhe prezantimi. Kandidatët marrin një pagë bazë mujore si kompensim.
Rotterdam është një qytet relativisht i përballueshëm që mund të udhëtohet tërësisht me biçikletë. Ngjarjet e shpeshta në art, film, dizajn dhe arkitekturë organizohen duke nxitur aktivitetet arkitektonike të qytetit. Praktikuesit zakonisht takohen me praktikantë të tjerë, arkitektë dhe studentë dhe ambientohen lehtë në jetën shoqërore të qytetit.
SI TË APLIKONI
Plotësoni formularin në internet dhe ngarkoni letrën motivuese, CV, rekomandimin dhe portofolin tuaj, mundësisht si PDF jo më të madh se 5mb. Shkruani datën tuaj të preferuar të fillimit. Ata kërkojnë që praktikantët të regjistrohen për një program arsimor, MVRDV nuk mund të punësojë të diplomuar për këto pozita.
Më poshtë gjeni linkun për tu drejtuar tek faqja për aplikim:
https://www.mvrdv.com/en/job/19/we-are-looking-for-new-interns-in-2018-architecture-and-urbanism
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)