Featured
Finalizimi i rrugës në Kaçanik, peng i kontestit gjyqësor ministri- operator

Dhjetëra familje në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik vazhdojnë të përballen me telashe të infrastrukturës rrugore derisa traseja e saj po rrëshqet në pjesën e poshtme.
Projekti për asfaltimin e saj ka nisur më 2016, mirëpo nuk është finalizuar, ndërkohë në fund të vitit të kaluar ky projekt ka përfunduar në gjykatë si kontest për shkak të papërgjegjësive midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe një kompanie private, shkruan sot “Koha Ditore”.
Traseja e kësaj rruge në disa pjesë ka rrëshqitur deri në një metër si pasojë e punimeve jocilësore, ndërkohë Komuna e Kaçanikut me vështirësi ka siguruar mjetet për riparimin e saj.
Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi ka thënë se kjo rrugë me gjatësi prej mbi 1.5 kilometra, ka nisur më 2016 me buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, mirëpo lënda ka përfunduar në gjykatë në shtator të vitit të kaluar.
