Aktuale
Fillon rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë – Han i Elezit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/h2.jpg)
Me qëllim të zhvillimit të transportit hekurudhor, sot filloi rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore 10, Segmenti i parë Fushë Kosovë – Han i Elezit me gjatësi 65 kilometra, raporton Ndërtimi.info.
Punimet që do të kushtojnë 78 milionë, pritet të përfundohen për dy vjet, i financuar nga BERZH dhe Banka Evropiane për investime.
Ndërsa projekti në tërësi që përfshinë tri faza, Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Fushë Kosovë – Mitrovicë dhe Mitrovicë – Fushë Kosovë do të kushtojë rreth 208 milionë euro.
Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A “INFRAKOS”, Agron Thaçi, tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore.
“Paraqet një nga projektet më madhe infrastrukturore. Parashihet rehabilitimi dhe modernizimi i hekurudhës”, tha ai.
Pavarësisht rëndësisë së hekurudhave, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se në këtë infrastrukturë Kosova qëndron keq.
“Do të punojmë në një plan të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik. Infrastruktura është parakusht i rëndësishëm i zhvillimit. Kosova mund të mburret me përparimet në infrastrukturën rrugore, por jemi shumë vonë dhe shumë keq me hekurudhat”, tha ai.
Haradinaj theksoi se është interes i BE që të ketë linjë hekurudhore Prishtinë – Durrës. Ai tha se duhet të punohet që të bëhet kjo linjë.
Minsitri i Infrastruktirës, Pal Lekaj tha se ky projekt duhet të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërsa, Neil Taylor nga BERZH tregoi objektivin e këtij investimi.
“Objektivi është të tërhiqen investime nga jashtë. Për qytetarët ofron transport, do të zvogëlojë tollovitë. Mezi pres ditën që kosovarët të udhëtojnë pa viza e ta përdorin këtë hekurudhë”, tha ai.
Ky investim në hekurudhë është i pari që nga viti 1974, kur ishte bërë renovimi i fundit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)