Aktuale
Fillon puna për ndërtimin për kullës 35 katëshe në Tiranë

Themelet për kullën më të lartë në Tiranë DownTown Albania me një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate do të hidhen në fillim të muajit tetor.
Lajmin e bëri të ditur sot investitori më i madh i projektit Balfin Gruop.Për ndërtimin e kullës do të investohen 75 milionë euro. Godina do të jetë e pozicionuar në Bulevardin Bajram Curri, pranë ETC në Tiranë, në vend të parkut të lodrave “7 xhuxhat”
Kulla është një investim i përbashkët i Grupit Balfin, dhe Kastrati Group me aktivitet në sektorin e karburanteve, shkruan Monitor. Balfin ka sqaruar se projekti është realizuar nga studio holandeze MVRDV (ëë.mvrdv.com).
Ndërsa ndërtimi i saj i është besuar kompanisë britanike ARUP (ëëë.arup.com) me qendër në Londër. DoënToën Albania do të ketë një një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate. Ndërkohë fasada e jashtme e kësaj ndërtese do të ketë në zemrën e saj hartën e Shqipërisë .
DoënToën Albania konsiston në një sipërfaqe njolle ndërtimi prej rreth 1,528 m2, shtrirë në një hapësirë prej 3,812 m2. Për herë të parë Tirana do të ketë një ndërtesë e konceptuar e gjitha me një sistem qendror (HVAC , ngrohje-ftohje-ventilim).
Burimet zyrtare nga projekti pohojnë se Doën Toën Albania do të jetë një ndërtesë multifunksionale, e cila do të ofrojë një ndërthurje të konceptit të zyrave, qendrës tregtare dhe banesave të luksit. Ndërtesa do të ketë 5 kate parkim, 1 kat dyqane, 17 kate zyra, një kat për shërbime teknike dhe 16 kate banim.
