Aktuale
Fillon peticioni për mbrojtjen e ndërtesës së ish-Gërmisë

DoCoMoM Kosova ka filluar nënshkrimin e online të peticionit për ndërtesën e ish-Gërmisë (ish-shtëpia e mallrave, përballë Teatrit Kombëtar), i cili objekt rrezikon të shembet nga Komuna e Prishtinës për t’i hapur rrugë sallës koncertale.
Kështu ka bërë të ditur përmes një e-maili për medie DoCoMoM Kosova.
DoCoMoM_Kosova ka filluar nënshkrimin e online peticionit për mbrojtjen e ish-shtëpisë se mallrave Gërmia të cilës i kanoset rrënimit nga Komuna e Prishtinës për t’i hapur rrugë sallës univerzale”, thuhet në njoftimin për medie.
Përmes këtij peticionin dëshirojnë ta nxisin Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS) që ta mbroj ligjërisht këtë objekt dhe të parandaloj demolimin e tij, ku kanë shtuar se ish-qendra tregtare Gërmia është njëri nga objektet më ikonike të modernizimit në qytetin e Prishtinës dhe pjesë e kujtesës kolektive.
Ky peticion do t’i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, një hap drejt konkretizimit të kësaj nisme është bërë me 4 shtator me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. Ky memorandum nënkupton bashkëpunim në përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për koncept ideor e për projektin që janë ndarë 15.4 milionë euro nga Komisioni Evropian përmes fondeve IPA. Në një njoftim nga Komuna e Prishtinës është thënë se puna e Asociacionit ndërlidhet me projektin e Sallës koncertale në qendër të Prishtinës.
