Connect with us

Featured

Fillon ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan

Published

on

Në Shajkoc të Podujevës ka filluar zyrtarisht realizimi i projektit “Ndertimi i Ujësjellësit në fshatin Orllan”.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, koordinatori nacional për reforma  shtetërore, Besnik Tahiri, drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Rexhep Zeka e banorë të shumtë të Orllanit.
Me këtë rast ministri Matoshi tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po investon rreth 1 milion euro për të ofruar ujë të pijshëm për gjithë banorët e kësaj zone.
“ Padrejtësia më e madhe u ka ndodhur viteve me radhë banorëve të fshatit Orllan me mungesën e ujit të pijes. Pikërisht nga ky vend, furnizohet me ujë pothuajse e gjithë Prishtina, Podujeva, ndërsa vetë banorët kanë qenë të privuar nga kjo e drejtë”, deklaroi ministri Matoshi.
Sipas ministrit Matoshi, ky projekt ka pasur shumë sfida të cilat janë tejkaluar së bashku me banorët e fshatit Orllan.
“ Falënderoj banorët e fshatit Orllan për mirëkuptimin që e kanë pasur dhe besoj shumë që ky projekt do të implementohet në një afat rekord dhe me cilësi. Përveç mbikëqyrjes që e ofrojmë ne si ministri, ky projekt do ta ketë edhe komunitetin e Orllanit të cilët i ftojë që nga dita e sotme të jenë pjesë përbërëse e mbikëqyrjes së këtij projekti”, tha Matoshi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se projekti për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan është projekt i përbashkët mes Ministrisë, Komunës dhe KRU “Prishtina”.
“ Unë sot jam shumë i gëzuar sepse po përmbushet edhe një kërkesë e banorëve të fshatit Orllan që ka qenë shumë e drejtë dhe që ka qenë e paarsyeshme jo mbulueshmëria e tyre me ujë të pijshëm deri më tani. Falënderoj Ministrinë e Mjedisit për kontributin por edhe KRU ‘Prishtina”, deklaroi kryetari Veliu.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtori ekzekutiv i OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Rexhep Zeka, i cili tha se sot është një ditë e veçantë për banorët e Orllanit.
“Angazhimi i banorëve për këtë projekt ka bërë që kjo ditë e sotme të jetë gëzim për ta, duke e parë që po fillon të jetësohet një projekt i kahmotshëm, një nevojë e kamotshme për banorët e kësaj ane.Falënderoj të gjithë institucionet vendimmarrëse që kanë bërë që ky projekt të filloj sot së realizuari”, tha Zeka.
Projekti “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan”, financohet nga MMPH në vlerë prej afër 1 milion ( 979.880.40) euro, dhe do të përfundojë brenda 36 muajve.
image2.jpeg
image6.jpeg

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending