Aktuale
Fillon konservimi i tri ndërtesave në Prishtinën e Vjetër
Punët për realizimin e projektit të Rrugës Model në Prishtinën e Vjetër “Mehmet Kaçuri” po shkojnë drejt përfundimit. Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës bashkë me ekipin e CHwB Kosova kanë prezantuar pamjet e dyqaneve dhe fasadave të ndërtesave në atë zonë.
Projekti përfshinë rregullimin e rrugës me kalldrëm, ndriçimin, pedonalizimin dhe rregullimin e fasadave të ndërtesave andej pari.
Këto punë u mirëpritën edhe nga pronarët dhe shfrytëzuesit e objekteve aty.
“Projekti i Rrugës Model në Prishtinën e Vjetër drejt përfundimit. Sot me ekipin e CHwB Kosova kemi bërë prezentimin e pamjeve të dyqaneve dhe fasadave të ndërtesave në këtë rrugë. Pronarët dhe shfrytëzuesit e këtyre objekteve e kanë pritur shumë mirë projektin e rregullimit të rrugës që përfshin kalldërmin, ndriçimin, pedonalizimin dhe rregullimin e fasadave. Deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojë projekti për Rrugën Model në rrugën Mehmet Kaçuri, ndërkohë që në pranverë të vitit 2019 pritet të fillojnë punimet”, ka treguar drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova.
Siç ka treguar Rugova, konservimi për tri ndërtesa në këtë pjesë të qytetit veçse ka filluar
“Deri më tash tre ndërtesa të ndryshme veçse kanë filluar të konservohen në këtë pjesë të qytetit. #prishtina #historia #trashëgimia”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook, përcjellë Ndërtimi.info



