Aktuale
Fillon furia e ankesave për tenderin e Autostradës së Gjilanit
Për rivlerësimin e tenderit të Autostradës Prishtinë-Gjilan, të Ministrisë së Infrastrukturës janë bërë edhe dy ankesa tjera në Gjykatën e Tenderëve, duke bërë kështu katër ankesa vetëm brenda dy dite, shkruan Ndërtimi.info
Ankesat vijnë nga grupi i operatorëve ekonomik, konzercium “Bejta Comerce Sh.A & “Bass Com Sh.P.K| “Ereniku” Sh.P.K & Company Riviera 2008” Sh.P.K” si dhe N.N & Rukolli” Sh.P.K. & Victoria Invest International Sh.P.K”.
Kjo e fundit në ankesën drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) po pretendon se Ministria e Infrastrukturës në dhënien e tenderëve të cilën ende nuk e kanë bërë publike ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit (LPP)
Sipas këtij konzericumi Ministria ka shkele 7 nene të LPP. Ndër këto shkelje është ekonomiciteti, barazia në trajtim/jo-diskriminim, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve.
Edhe grupi i operatorëve ekonomik “Bejta Comerce Sh.A & “Bass Com Sh.P.K & “Ereniku” Sh.P.K & Company Riviera 2008” Sh.P.K”, pretendon se Ministria e Infrastrukturës gjatë rivlerësimit ka bërë shkelje të nenit 7, 10, 13, 61, 71 dhe 108 të Ligjit të Prokurimit.
Madje ky grup i operatorëve në ankesën e saj thotë se MI ka dëmtuar ata si kompani dhe iu ka shkel të drejtën.
“AK ka shkelur nenin 7 të LPP të amandamentuar, pasi që gjatë procesit të ri-vlerësimit nuk i ka trajtuar të gjithë OE njëlloj duke mos respektuar kërkesat e veta nga dosja e tenderit. Këtu kemi të bëjmë me atë se të gjithë OE të shpallur fitues kanë mangësi substanciale në ofertat e tyre, ndërsa AK edhe përkundër këtyre mangësive i shpërblen me kontratë duke bërë një shkelej të madhe të LPP. Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e parimit kryesor të LPP pasi që nuk është respektuar kriteri i trajtimit të barabartë OE dhe përkundër kësaj AK ka favorizuar shumë kompani përkundër mangësive që i kishin shpall fitues. Mangësitë e tilla që në asnjë mënyrë nuk do duhej të pranoheshin si OE të përgjegjshëm, Informatën për mangësitë e tilla i gjeni tek përshkrim i mangësive të secilit OE që AK ka shpallur fitues të dëshmuar me fakte”, thuhen në ankesë.
Ndërsa dy ditë më parë, me 8 dhjetor (E premte) në Gjykatën e Tenderëve kishin adresuar ankesë nga konzerciumi “Tali & Zuka & Ad Iliden”, e cila ishte sipas njoftimit që ka marr ishte eliminuar nga për shkak se nuk ka plotësuar formularin e vlefshmërisë dhe sigurimit të tenderit. Sipas ankesës së konzericumit kërkesa formale-administrative të përcaktuara me dosjen e tenderit.
Operatorët ekonomik po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të neneve 1, 6, 7 paragrafi 1 dhe 2, nenin 57, 71 të LPP-së si dhe rregullat dhe kriteret e dosjes së tenderit.
“OE Konzorciumi “Tali & Zuka & Ad Iliden” konsideron se njoftimi për tenderuesin e eliminuar i datës 20.11.2017 është marrë me shkelje të dispozitave të LPP-së, si dhe në kundërshtim me vetë kriteret e përcaktuara me dosje të tenderit dhe njoftimin për kontratë. Andaj të njëjtin lidhur me lotët 7 dhe 8 të aktivitetit të prokurimit MI 17 046 511 e kundërshtojmë”, thuhet në ankesën e drejtuar në OSHP.
Ankesa tjetër vie nga konzerciumi “Integral Sh.P.K & Milenium Konstruction Sh.P.K & Delia Group Sh.P.K. ku ishte eliminuar me arsyeje se nuk kanë minimumin e dy projekteve të realizuara në lëmin e ndërtimit të rrugëve nacionale, ose regjionale.
Ky konzercium është ankuar se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të nenit 9.1 dhe 9.2 nënpika 6.
Tenderi ishte kthyer në Rivlerësim kohë më parë, pasi që ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku që vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte shkel me “dy këmbë” Ligjin e Prokurimit Publik.
Në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit të këtij viti, Gjykatën e Tenderëve e “bombarduan” ankesat e 13 operatorëve ekonomik që kishin aplikuar në këtë tender.
Ku pas shqyrtimit të 13 ankesave, OSHP anuloi vendimin e dhënies së tenderit që ishte nënshkruar në orët e vona.
Ku pas rivlerësimit për kontratë janë rekomanduar ofertat që janë për 22 milionë euro më shtrenjtë se ofertat më të lira, dhe vetëm 11 më lirë se ofertat e anuluara nga Gjykata e Tenderëve.
Ministrisë i janë dashur 20 ditë që t`i rivlerësojë 181 ofertat e pranuara nga 27 biznese e konzercium për tetë pjesët e këtij tenderi multi-milionësh.
https://ndertimi.info/autostrada-e-gjilanit-duket-larg-e-larg-zhvillime-te-reja-shqetesuese/