Featured
Fillon edicioni i radhës i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/djhgd.jpg)
Njëri ndër oganizimet më të mëdha të arkitekturës në Kosovë, “Kosovo Architecture Festival” nga sot ka filluar zyrtarisht me shtrirjen e aktiviteteve të përfshira në programin e tij të larmishëm.
As në edicionin e shtatë të këtij festivali nuk do të kalojnë pa ligjëruar disa nga emrat më të zëshëm të arkitektëve botëror.
Jeffrey Shumaker, Marcus Fairs, Jessica Bizzoni, Celine Baumann dhe Dean Lah, janë vetëm disa nga arkitektët të cilët eksperiencën dhe sfidat e arkitekturës, do ia paraqesin të gjithë arkitekt-dashësve, në Kosovë, transmeton Ndërtimi.info.
Derisa sot është mbajtur një punëtoria e parë e këtij aktiviteti, punëtori të tjera do të mbahen edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte do të mbahen punëtori të ndryshme duke filluar nga ora 10:00 e deri në orën 16:00.
Të premten me fillim nga ora 19:00, do të mbahet ligjërata e arkitektes së njohur Jessica Bizzoni me temën “Modernizimi i papërfunduar”.
Ndërkohë që të shtunën do të mbahen edhe dy ligjërata të tjera nga arkitektët e famshëm Celine Baumann dhe Dean Lah, me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë se ngjarjet të cilat janë të parapara që të mbahen gjatë muajit shtator, datat do të bëhen të ditura gjatë muajit gusht.
Ky edicion që ka filluar sot do të zgjasë deri më 1 tetor./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)