Ndërtim
Fillojnë punimet për rregullimin e shtretërve të lumenjëve në Klinë
Kanë filluar punimet për rregullimin e shtretërve të lumenjeve “Drini i Bardhë” dhe “Klina”. Të pranishëm në ceremoninë e fillimit të ndërtimeve ishin Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Gjendja e keqe e lumenjëve dhe shtretërve të tyre ka shtyer ministrin dhe kryetarin e Klinës në fillimin e realizmit të këtyre projekteve të cilat ishin paraparë edhe më herët. Dhe një arsye më tepër është edhe parandalimi i mundshëm i vërshimeve të cilat do mund të vijnë gjatë stinës së vjeshtës.
“Po fillojmë zbatimin e këtyre projekteve ngase ka shumë nevojë për rregullimin e shtretërve të lumenjve, evitimin e vërshimeve dhe rehabilitimin e atyre pjesëve që është e nevojshme”, ka thënë Shala.
E në anën tjetër kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota ka thënë se në këtë mënyrë do t’i parandalojnë vërshimet e mundëshme siç kanë ndhodhur viteve të kaluara dhe njëkohësisht do t’i japin një imazh edhe më të mirë kësaj pjese të Komunës.
“Nga sot kjo pjesë do të merr një pamje shumë të bukur ku përveç kësaj do të evitohen vërshimet që kanë ndodhur në të kaluarën si dhe do të jetë një zonë rekreative për qytetarët e Klinës”, ka shtuar Bashota.
Këto realizime projektesh janë të financuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, potencoi më tutje Shala.
You must be logged in to post a comment Login