Aktuale
Fillojnë ankesat për Kompleksin e Berishëve në Suharekë

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) një muaj më parë ka dhënë tenderi për ndërtimin e Kompleksit Memorial të Berishëve në Suharekë.
Por, për dhënien e kontratës me vlerë 177 mijë e 132 euro tani kanë dalë ankesa nga operatorët ekonomik, shkruan Ndërtimi.info.
Së fundmi kompania “G-Project” Sh.P.K ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), me pretendimet se Autoriteti Kontraktues, pra Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit.
Në ankesën dërguar në OShP, potencohet se Autoritetit Kontraktues nuk ka respektuar nenin 7 të LPP, nenin 39 të RrUOPP-së si dhe nenin 59 paragrafi 4 të LPP.
Për ndërtimin e memorialit kishin ofertuar 12 kompani, dosja e të cilëve ishte hapur me 28 mars në prani të përfaqësueseve të kompanive. Këta të fundit nuk kishin paraqitur ndonjë vërejtje.
Në hapjen e dosjeve të tenderit kompania “Europa Partners” Sh.P.K nga Prishtina kishte ofruar çmimin më të ulët, 177 mijë e 132, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar është nga “NNT-Sh Seti Commerc” nga Suhareka, në vlerë prej 274 mijë e 680 euro. Ndërkaq, kompania “G-Project” Sh.P.K, për këtë projekt kishte ofruar çmimin 182 mijë e 461 euro.
Ndryshe, projekti i cili do të jetësohet në këtë kompleks është ai i arkitektit Shpëtim Berisha, i cili kohë më parë për Ndërtimi.info kishte treguar në detaje se si do të duket të duket vendi ku pushojnë 50 trupat e familjes Berisha.
Plan-projekti për Kompleksin Memorial të Berishëve, i ishte dorëzuar kryetarit të Suharekës, pas 5 vjetësh punë.
https://ndertimi.info/memoriali-berisha-per-tiu-pushuar-shpirtin-te-gjalleve-per-ata-qe-u-vrane-video/
