Janë vendosur 60 instalacione artistike të ndriçimit nëpër tërë qytetin, kurse autoritetet lokale shpresojnë se ky festival do të tërheq më shumë vizitorë krahasuar me vitin e kaluar.

Festivali do të jetë i hapur për vizitorë deri më 23 shkurt. Kurse kryeqyteti i Danimarkës ndoshta mund të jetë i ftohtë dhe i errët gjatë muajve të dimrit, por me ndihmën e këtij festivali dimri është më shumëngjyrësh dhe më i ngrohtë.

Përveç veprave artistike me drita, janë bërë edhe hapësira të veçanta për rrëshqitje të rrethuara me 100 mijë poça fluoreshent. E atraksion po cilësohen magnetet e vendosur nën akull që prodhojnë efekte të jashtëzakonshme gjatë rrëshqitjes.

“Duam të paraqesim diçka të re. Për herë të parë në festival po merr pjesë i tërë qyteti”, ka deklaruar Jesper Konghaus nga festivali i dritave në Kopenhagë. /Telegrafi/