Aktuale
Ferma e Michael Jacksonit ka gjasë të mos shitet për shkak të dokumentarit “Leaving Neverland”

Ferma “Neverland” e yllit të popit Michael Jackson ka gjasë të mos shitet për shkak se ekspertët e pronës po e konsiderojnë pasurinë masive si vend të ndotur që “duhet të shkatërrohet”.
Dokumentari “Leaving Neverland” në të cilin James Safechuck dhe Wade Robson akuzojnë këngëtarin, ia ka luhatur mjaft shumë reputacionin Jackson-it, transmeton Ndërtimi.info.
Dyshja në këtë dokumentarë detajon natyrën e abuzimit të bërë nga Michael Jackson. E që nga publikimi i tij nga HBO, asnjë njeri nuk është interesuar që ta blejë këtë pronë.
Ndonëse ka rreth 2.700 hektarë dhe ulje të çmimit nga 100 milionë dollarë në 31 milionë dollarë, për sa është vlerësuar këto ditë të fundit, askush nuk dëshiron ta blejë atë, madje po kërkohet edhe shkatërrimi i plotë i saj.
Ka rreth një dekadë që kur trashëgimia e Jackson-it është dëmtuar nga pretendimet për abuzimin seksual të cilat janë bërë nga Safechuck dhe Robson në dokumentarin e Dan Reed.
Ferma thuhet se ishte një “parajsë e pedofilëve” dhe përmbante dhomat e fshehta të cilat Michael dyshohet se i përdorte për të ngacmuar fëmijët e vegjël, siç rrëfeu Safechuck.
Ai gjithashtu tregoi se Michael kishte përdorur një sistem alarmi për ta paralajmëruar atë nëse dikush po vinte në drejtim të dhomave të dhunshme të dhunimit.
Në dokumentarin, “Leaving Neverland” Safechuck tregoi se në momentin që dikush vinte ata duhej të fsheheshin poshtë dyshemesë ose në vende të ndryshme.
Sipas profesionistit në blerje të pronës Solvers Ruban Selvanayagam, prishja mund të jetë zgjidhja e vetme. Ai ka folur për Daily Star Online dhe ka thënë: “Unë mendoj se shumica e tyre do të shkatërrohen, pasi dyshoj se shumica e zhvilluesve do të duan të ruajnë trashëgiminë e Michael Jackson-it pas këtyre lajmeve tronditëse”.
Michael Jackson kishte blerë pronën në vitin 1988 dhe me pretendimet për abuzime, duket e pamundur të shitet./Ndërtimi.info/
