Connect with us

Aktuale

Ferizaji, ky qytet që “vuan” nga tenderët e parregulltë [video]

Published

on

Afër Shkollës së Mesme Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj është ndarë një hapësirë ku do të ndërtohet Gjimnazi. Por projekti i ndërtimit të kësaj shkolle nuk u nisi me hair. Komuna që në start bëri shkelje të Ligjit të Prokurimit (LPP) gjatë përzgjedhjes së operatorit ekonomik.

Shkëndije Ahmeti

Për ankesa, kthime tenderësh në rivlerësim më pas edhe në anulim, zyrtarë të komunës po kanë arsyetime. Shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, që një vit po bëhen edhe në tenderin e Bifurkacionit për Lumin Nerodime, për të cilin nuk është punë t’i bëhet qare. Por, më mirë nuk është as ndërtimi i spitalit në Ferizaj.

Edhe pse Drejtoria e Prokurimit Publik në Ferizaj, po i quan si lëshime, përfaqësuesi nga Rrjeti “Avonet” që po mbikëqyr çështjen e tenderëve në këtë komunë thonë se në këtë komunë po favorizohen ato kompani që janë drejpërdrejt të lidhura me komunën.

Ankesa në OSHP u adresuar nga kompania “Euro Servic&AL-Trade” me kozercium, e cila sipas drejtorisë së prokurimit në Ferizaj, ka pas çmimin më të lartë, me diferencë 320 mijë euro, se kompania fituese.

Drejtori i Drejtorisë së Prokurimit Publik, në Komunën e Ferizajt, Feim Ibrahimi për Ndërtimi.info për tenderin e ndërtimit të shkollës, për të cilin janë dhënë 1 milion e 400 mijë euro, po thotë se janë bërë vetëm disa lëshime për të cilat nuk kanë qenë në dijeni. Kurse ai mohon të ketë pas diskriminim apo favorizim të kompanisë.

Unë nuk e kuptoj këtë diskriminim, aspak nuk është bërë diskriminim. Ne kemi menduar, kemi bërë vlerësimin ashtu siç është. Ka pasë ndoshta devijime, devijime të lehta… Ne tani do ta respektojmë vendimin e OSHP-së, pavarësisht se a do të ketë tash ankesë pas vendimit ne që do ta marrim”, tha Ibrahimi.

Shkelja e vetme sipas arsyetimit, po del të jetë ngatërresa e kërkesës për inxhinierë si dhe dokumentet e skeleve që i zotëron kompania fituese.

Është lëshim i yni që ne është dashtë të themi inxhinier i diplomuar ose master bachelor. Dhe tjetra ne kemi kërkuar 250 metra skele, kemi kërkuar shtylla dhe të sjellen dëshmitë. Ky operatori ekonomik ka sjellë dëshmi të vetat që i ka edhe skelet edhe shtyllat. Por, OSHP thotë që duhet të jetë si dëshmi, një kontratë që i ka marr skelet me qera, ose skelet që i ka ble ose të ketë një letër doganor që i ka sjellë nga jashtë, po as kjo nuk është dhe në këto dy pika OSHP ka konstatu se ka pas shkelej”, sqaron Ibrahimi.

Kurse për tenderin e Bifurkacionit të Lumit Nerodime, që u bë udhë pa krye, Ibrahimi si të vetmen zgjidhje e pati, që këtë tenderë t’ia jap kompanisë Mali Art.

OSHP-ja merr vendim që brenda pesë dite Autoriteti Kontraktues është i obliguar ta kthejë lëndën në Rivlerësim dhe ta vlerësoj lëndën. Tash nuk kemi ditë cka të bëjmë tjetër dhe ja kemi dhënë Mali Art, tash kemi fillu edhe njëherë”, deklaroi ai.

Çështje tjetër, po mund të jenë edhe inatet ndërmjet kompanive.  Ndryshe nga zyrtarë të komunës është deklaruar Kenan Gashi nga organizata jo qeveritare “Avonet” nga Ferizaj, i cili është duke mbikëqyr tenderët që po jepen nga komuna, duke thënë se komuna po favorizon kompanitë “e pëlqyera” nga ajo.

Ne kemi hasur që një tender është rikthyer pesë herë në rivlerësim të dosjes. Ku kemi rastin me Bifurkacionin, që është një prej shqetësimeve apo një rast më i veçantë në Kosovë ku zyra e prokurimit nuk ka arrit të kualifikoj apo të nënshkruaj kontratë. Ne kemi hasur që nuk po bëhet vlerësimi i drejt, diskriminohet operatori ekonomik dhe favorizohet operatori ekonomik që janë të lidhura drejtpërdrejt me institucionin komunal”, tha Gashi.

Se ka pasë lëshime, Gashi thotë se këto lëshime mund të jenë vetëm teknike, por jo edhe diçka tjetër.

Nëse bëhet një lëshim teknik, mund të themi po bëhen gabime teknike, por këtu kemi të bëjmë me favorizimin e operatorit ekonomik. Ne dimë se para se të hapet apo të hapet ne dimë se kush do të jetë përgjegjës i atij tenderi dhe ky është një favorizim dhe diskriminim i operaotrëve ekonomik. Ne kemi hasur kur kompanitë përkatëse, thonë se kanë bërë marrëvehsje për tu tërheq për me marr tender tjetër dhe këto janë favorite për operatorë ekonomik dhe për me i dhënë mundësi operatorit”, theksoi Gashi.

Megjithatë, Gashi po lutet që tenderi për ndërtimin e kësaj shkolle të mos e ketë fatin e njëjtë sikur ai i Bifurkacionit të Lumit Nerodime.

Ferizajasit ndoshta janë qytetarët që e kanë pësuar më së shumti nga tenderët. Ata tash e sa kohë s’kanë një spital të mirëqenë, vetëm për arsyen e zhagitejeve tenderoze.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending