Connect with us

Aktuale

Ferizaj nuk miraton Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025

Published

on

Kuvendi i Komunës së Ferizajt është mbledhur sot në një mbledhje të rregullt ku si pikë kryesore të rendit të ditës kishte votimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri bëri hapjen e kësaj mbledhjeje ndërsa i pari fjalën e mori kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në hapje të kësaj mbledhjeje tha se gjithçka është përgatitur mirë sa i përket këtij plani dhe janë marrë pëlqimet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paraprakisht, por si arsye për shtyrjen e kësaj mbledhjeje e përmendi verifikimin që duhet bërë rreth një lajmi të paraqitur në media vendim për pëlqim i lëshuara para disa ditësh nga MMPH mund të jetë pezulluar.

Kryetari Svarqa pohoi se në mënyrë zyrtare komunës së Ferizajt deri më tani nuk i ka ardhur asnjë dokument i tillë prandaj tha ta ketë ka dërguar në Prishtinë drejtorin e Urbanizmit Faik Grainca, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje.

Ai paraprakisht lexoi pjesë të vendimit për pëlqimin e këtij procesi ku komuna e Ferizajt është lavdëruar për punën e mirë që ka bërë në hartimin e këtij plani.

“Dokumenti që ne kemi dërguar në Ministri është vlerësuar si model për të gjitha komunat e tjera sepse jemi angazhuar me gjithë potencialin tonë që ai të jetë sa më i kompletuar. Megjithëkëtë kohëve të fundit po qarkullojnë nëpër disa medie e portale informacione se është pezulluar ky pëlqim. Unë ju garantoj me shumë përgjegjësi si kryetar i komunës jo vetëm juve si këshilltarë për edhe gjithë qytetarët se komuna e Ferizajt nuk ka pranuar asnjë shkresë apo dokument të tillë”, tha Svarqa.

“Ju e dini se ne shquhemi si institucion transparent dhe me dëshirë të funksionojmë mirë dhe kështu jemi të obliguar që të presim ndonjë vendim në mënyrë institucionale që do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë komunale të Ferizajt. Arsyet se pse ne e kemi sjellë këtë dokument për aprovim janë krejtësisht ligjore dhe është konsideruar se ai është në pajtim me të gjitha udhëzimet administrative hapësinore dhe ambientale në Kosovë”, tha ai.

“Pas marrjes së këtij pëlqimi qeveria komunale u ka sjellur dokumentet bazë të cilat do të shërbenin për diskutim dhe materialin në CD ku përfshihen shumë informacione. Por të premten pasdite e kemi parë këtë informacion për pezullim dhe jemi të detyruar që të presim në mënyrë që të mos ngutemi dhe të mos dëmtojmë askënd me vendimet që do të merrnim. Pa marrë parasysh nëse mund të ketë pasur ndikime të jashtme apo të brendshme unë e shoh të arsyeshme që të mos ngutemi në këtë situatë” deklaroi kryetari Svarqa.

Në vazhdim të kësaj mbledhje kryesuesi Guri propozoi që kjo seancë të vazhdojë të enjten në ora 10 pasi që të merren të gjitha sqarimet e nevojshme.

Ndërkaq pas disa diskutimeve në mes këshilltarëve komunalë të cilët komentuan në mënyra të ndryshme situatën e krijuar rreth miratimit të Planit Zhvillimor Komunal me shumicë votash Kuvendi vendosi që të enjten të mblidhet sërish për të diskutuar për këtë pikë dhe dy pika të tjera të rendit të ditës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending